CMG: Vija e lakuar vërteton besimin e botës për ekonominë kineze
2024-05-18 19:13:31

foto nga Xinhua

foto nga Xinhua

"Me vëmendjen gjithnjë e më të madhe të konsumatorëve kinezë ndaj shëndetit të tyre, besoj se kuota jonë në tregun kinez do të rritet më tej." 

Kështu u shpreh Brian Jamieson, themelues i kompanisë kanadeze të teknologjisë shëndetësore "Sp1ke", gjatë një interviste ditët e fundit për Grupin Mediatik të Kinës (CMG).

Ndërkohë, Organizata për Bashkëpunimin dhe Zhvillimin Ekonomik, si edhe Komisioni Evropian, kanë rritur kohët e fundit parashikimet e tyre për rritjen ekonomike të Kinës këtë vit prej 0.2 pikë përqindje. 

Treguesi global i besimit për investimet e huaja të drejtpërdrejta, i publikuar nga agjencia e konsulencës ndërkombëtare "Kearney", tregon se Kina është rritur nga vendi i shtatë vitin e kaluar në vendin e tretë këtë vit, duke u renditur e para mes tregjeve të reja.

Gjendja e funksionimit të ekonomisë kineze në prill, e publikuar nga pala zyrtare kineze konfirmoi këto parashikime të jashtme. Vlera e shtuar nga ndërmarrjet industriale mbi madhësinë e përcaktuar, u rrit prej 6.7% në krahasim me prillin e vjetshëm dhe 2.2% në mars.

Treguesi i parashikuar i prodhimit dhe biznesit të ndërmarrjeve vazhdoi të ishte në normën relativisht të lartë të lulëzimit. 

Ndërkohë, treguesi i veprimtarive të biznesit të industrisë së shërbimeve mbetet në normën e lulëzimit për të katërtin muaj me radhë.

Një serë të dhënash përshkruajnë një kthesë në rritje, duke treguar se ekonomia e Kinës po ecën në mënyrë të qëndrueshme, duke vazhduar prirjen e rritjes dhe faktorët pozitivë po grumbullohen.

Për ndërmarrjet, tregu do të thotë fitime. Si paraqitet tregu kinez super i madh? 

foto nga CMG

foto nga CMG

Nga janari deri në prill, vëllimi i përgjithshëm i shitjes me pakicë të mallrave të konsumit u rrit me 4.1% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Pikat e nxehta, si konsumi digjital, turistik e kulturor, i ka dhënë një shtysë të re rimëkëmbjes së tregut të konsumit.

Gjatë kësaj periudhe, shitjet me pakicë ndërmjet internetit të mallrave fizike u rritën me 11.1%, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, duke treguar vitalitetin e tregut të dytë më të madh në botë, në shitjet me pakicë në internet.

Dalja e vazhdueshme e pikave të reja të konsumit, ka lejuar kompanitë e huaja të gjejnë më shumë mundësi për fitime. 

Oliver Rapport, krye-ekzekutiv i "Rapport", një markë britanike e aksesorëve të orëve të nivelit të lartë, tha për CMG se në fund të prillit, kompania e tij hyri zyrtarisht në platformën kineze në internet JD.com. 

"Konsumi digjital i Kinës është shumë aktiv. Prej disa vitesh, kemi punuar me partnerët kinezë për hapjen e dyqanit në internet. Gjithashtu kemi nisur transmetimin e drejtpërdrejtë në internet.”

Për vëzhgimin e ekonomisë së një vendi, duhet parë qëndrueshmëria dhe elasticiteti i zhvillimit të saj, të cilat vijnë kryesisht nga forcat novatore. Me zhvillimin e fuqishëm të forcave të reja prodhuese në Kinë, energjia e re dinamike po formohet me një ritëm të përshpejtuar. 

Në prill, vlera e shtuar e prodhimit të pajisjeve të teknologjisë së lartë mbi madhësinë e caktuar, zuri një përqindje më të madhe kundrejt asaj të përgjithshme të industrive mbi madhësinë e caktuar. 

foto nga CFP

foto nga CFP

Nga janari deri në prill, norma e rritjes së investimeve në transformimin teknologjik të industrisë prodhuese dhe në industritë e teknologjive të larta, ishte më e shpejtë se ajo e të gjithë investimeve. 

Nga këndvështrimi i produkteve, në prill prodhimi i pajisjeve të printimit 3D, automjeteve me energji të re dhe produkteve të qarkut të integruar elektrik, u rrit mbi 30% në krahasim me prillin e vjetshëm.

Për sipërmarrjet e huaja, zhvillimi i forcave të reja prodhuese nga Kina ka sjellë më shumë hapësirë për hapje dhe bashkëpunim. 

Agustin Pedroni, Drejtor i Përgjithshëm i markës japoneze të gomave "Bridgestone"(Kinë), tha se kompania do të investojë 560 milionë juanë në tregun kinez, në tre vjetët e ardhshëm, duke u fokusuar në forcimin e ndërtimit të bazave të prodhimit, për të përmbushur nevojat e zhvillimit të shpejtë, të industrisë kineze të automjeteve me energji të re.

Në të njëjtën kohë, ecuria e tregtisë së jashtme të Kinës i ka sjellë gjithashtu ngrohtësi botës. 

Në prill, importet dhe eksportet e mallrave të Kinës u rritën me 8%, në krahasim me prillin e vitit të kaluar. Nga janari deri në prill, vëllimi i importeve e eksporteve shënoi rekord historik për këtë periudhë.

Për këtë arsye, Kina mbetet një "pikë e nxehtë" për investimet globale.

Nga "Version 4.0"  i Ekspozitës së Produkteve të Konsumit në Hainan, e cila shënoi rekord në disa tregues, deri te Panairi i Guangzhout, ku  u shënua rekord në numrin e pjesëmarrëve, investitorët e huaj kanë votuar me këmbët e tyre, për të vazhduar me thellimin në tregun e madh kinez, si edhe të ndajnë mundësitë e modernizimit të stilit kinez. (Wang Lei/ Elona)