Ekspertët OKB: Sanksionet e njëanshme ndaj Kinës janë të paarsyeshme
2024-05-18 19:20:33

foto nga CMG

foto nga CMG

Sanksionet e njëanshme kundër Kinës nuk përputhen me një numër të gjerë normash të ligjit ndërkombëtar. Ata nuk mund të justifikohen si kundërmasa, sipas Ligjit të Përgjegjësisë Ndërkombëtare, tha të premten një eksperte e Kombeve të Bashkuara.

Alena Douhan, raportuese e posaçme e OKB-së mbi masat e njëanshme shtrënguese dhe të drejtat e njeriut, tha se sanksionet e njëanshme kundër Kinës mund të kualifikohen si masa të njëanshme detyruese.

Masat e njëanshme detyruese, siç pohon Zyra e Komisionerit të Lartë të OKB-së për të Drejtat e Njeriut, janë vendosur si një mjet për të "detyruar një ndryshim në politikën" e shteteve të synuara dhe mund të "ndikojnë në gëzimin e plotë të të drejtave të njeriut, të paraqitura në Deklaratën Universale të të Drejtave të Njeriut."

foto nga CMG

Pavarësisht nga aftësia e Kinës për të zbutur ndikimin e këtyre masave negative, sanksionet e njëanshme të vendosura nga Shtetet e Bashkuara dhe vendete tjera, kanë shkaktuar dëme të pashmangshme për të drejtat e njeriut në Kinë.

Ata mund të çojnë në pasoja humanitare negative, në një pjesë më të gjerë të botës, tha Douhan në një konferencë shtypi në Pekin pas vizitës së saj 12-ditore në vend.

Gjatë udhëtimit të saj, ajo vizitoi Pekinin, Shenzhenin dhe Rajonin Autonom të Xinjiang Ujgurit, ku bisedoi me zyrtarë qeveritarë dhe përfaqësues nga organizata joqeveritare, biznese, institucione akademike dhe sektorë të tjerë.

foto nga CMG

Sanksionet e njëanshme kanë kërcënuar të drejtat e shtresave më të paprivilegjuaranë Kinë; individë të punësuar jozyrtarisht, punëtorë të moshuar me më pak kapacitet produktiv, si dhe gra të punësuara në disa sektorë të ekonomisë, tha Douhan.

Në shtator Douhando të paraqesë një raport bazuar në vizitën e saj, në Këshillin e të Drejtave të Njeriut, për t’u bërë thirrje palëve sanksionuese të "heqin dhe pezullojnë të gjitha sanksionet e njëanshme të aplikuara ndaj Kinës, shtetasve dhe kompanive kinezë pa autorizimin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së." (Wang Lei/ Elona)