CMG-ja: Rritja e tarifave do të dëmtojë më tej interesat e palës amerikane
2024-05-16 10:28:03

"Nuk ka bazë për rritjen e tarifave." "Rëndësia simbolike tejkalon ndikimin aktual."...Pasi qeveria amerikane deklaroi të martën tarifat e reja për mallrat kineze, opinioni publik ndërkombëtar shprehu dyshime dhe kritika. 

Foto nga VCG

Shumë media besojnë se Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të politizojnë çështjet ekonomike dhe tregtare. Ato minojnë shkëmbimet normale ekonomike dhe tregtare midis Kinës dhe ShBA. Ato nuk janë të favorshme për zhvillimin e industrive të ndërlidhura. Përfundimisht do të dëmtojnë më tej interesat e veta.

Në mars 2018, administrata Trump provokoi një luftë tregtare ndaj Kinës, bazuar në të ashtuquajturin "hetimi 301". Ajo vendosi në mënyrë të njëpasnjëshme tarifa të larta, për rreth 360 miliardë dollarë mallra kineze të eksportuara në SHBA. Veprimet e rritjes së tarifave duhet të zgjasnin 4 vjet. Në maj 2022 administrata e Biden njoftoi nisjen e procedurave përkatëse të rishikimit. Të martën sipas orës lokale, SHBA publikoi rezultatet e rishikimit dhe njoftoi një rritje të mëtejshme të tarifave ndaj Kinës, për automjetet elektrike, bateritë e litiumit, produktet fotovoltaike etj.

Midis tyre, tarifat e importit për automjetet elektrike të Kinës janë rritur nga 27.5% në 102.5%. Tarifat e importit për qelizat diellore janë rritur nga 25% në 50%. Tarifa për bateritë e litiumit është rritur nga 7.5 % deri në 25%. 

Nuk është e vështirë të shihet se fokusi i qeverisë amerikane këtë herë janë industritë e energjisë së re të Kinës. Jo pa qëllim, shumë zyrtarë të lartë amerikanë, kohët e fundit kanë ngritur intensivisht të ashtuquajturin "mbikapacitet" të industrisë së energjisë së re të Kinës, që është vetëm një justifikim për rritjen e tarifave.

A do të ketë ndonjë efekt rritja e re e tarifave nga SHBA? 

Foto nga VCG

Për shkak të kufizimeve të shumta, automjetet elektrike kineze, bateritë e litiumit dhe çipat, s'kanë hyrë më parë në tregun amerikan në shkallë të gjerë. Sipas të dhënave, automjetet elektrike, furnizimet mjekësore dhe produktet gjysmëpërçuese, përbëjnë vetëm 5.9% të totalit të eksporteve të Kinës në Shtetet e Bashkuara, më pak se 1% të eksporteve totale të Kinës.

Bazuar në këtë, gazeta "Nihon Keizai Shimbui" theksoi se industritë përkatëse të Kinës nuk mbështeten në tregun amerikan. Rritja e tarifave nga SHBA nuk do të ketë ndikim thelbësor në kompanitë kineze. 

Bloomberg gjithashtu analizoi se synimi i qeverisë amerikane ndaj sektorit të teknologjisë së gjelbër të Kinës, i cili duket i dhunshëm, është në fakt vetëm simbolik dhe "vështirë se do të dobësojë rritjen ekonomike të Kinës".

Foto nga VCG

Në këtë rast, pse e bën këtë qeveria amerikane? 

Analistët vunë në dukje se nga njëra anë, për shkak se Shtetet e Bashkuara nuk mund të konkurrojnë me Kinën në energjinë e re dhe fusha të tjera, politikanët amerikanë duhet të përdorin masa mbrojtëse tregtare, për të shtypur zhvillimin e industrive të favorshme të Kinës. Duhet të kërkojnë një mjedis konkurrues më të favorshëm për ndërmarrjet vendase.

Nga ana tjetër, kjo i ngjan më shumë një show politik. 

Ky është një vit zgjedhor në Shtetet e Bashkuara, por ekonomia amerikane është bllokuar në vështirësi të shumta si inflacioni dhe deficiti i lartë fiskal. Siç kanë theksuar shumë analistë, nisja e "luftës tarifore" nga administrata Biden kundër Kinës në këtë kohë, është kryesisht për shkak të nevojave politike. Qëllimi është të tërhiqen votues që kanë intereses për çështjet ekonomike nëpërmjet ashpërsive ndaj Kinës.

Sipas statistikave, 30% deri në 51% e pjesëve të markave vendase të automjeteve elektrike në Shtetet e Bashkuara, vijnë nga Kina. 

Prodhuesit amerikanë të automjeteve janë të shqetësuar se tarifat shtesë ndaj Kinës, do të rrisin kostot e prodhimit të automjeteve elektrike, do të rrisin barrën për konsumatorët vendas, ndaj përfundimisht do të ndikojnë seriozisht në transformimin dhe ngritjen e nivelit të industrisë së automobilave në SHBA.