Linjat e trenave Kinë-Evropë të ngarkuar me transportin e mallrave
2024-05-15 15:18:36

Foto nga VCG

Stacioni Ndërkombëtar i Portit Xi'an në provincën Shaanxi, stacioni më i madh i trenave Kinë-Evropë në Kinë, me kapacitet vjetor kontejnerësh prej 5.4 milion TEU dhe vëllim hekurudhor mallrash prej 66 milionë ton.

Në tren gjenden mallra nga Shaanxi dhe zonat qendrore, jugore dhe jugperëndimore të Kinës. Ata transportohen me linjë hekurudhore ose kamionë për t'u grumbulluar në Xi'an, përpara nisjes për në Evropë.

Shao Boer, menaxher i përgjithshëm i Kompanisë së Transportit Multimoda të Portit ndërkombëtarl Xi'an, u tregoi gazetarëve një faturë mallrash. Dërguesi ishte një kompani prodhimi automobilash. Pika e ngarkimit ishte në Shanghai. Makinat u ngarkuan në linjën Kinë-Evropë në Xi 'an, dhe u larguan nga Kina përmes portit Alashankou në Xinjiang të Kinës. Udhëtojnë nëpër Azinë Qendrore dhe në fund do të mbërrijnë në Mbretërinë e Bashkuar.

Foto nga VCG

Stacioni i Portit Ndërkombëtar Xi'an ka 18 linja ndërkombëtare. Ato qarkullojnë rregullisht nga Xi'an në Almaty në Kazakistan, Tashkent në Uzbekistan, Hamburg në Gjermani dhe përtej Detit Kaspik, duke mbuluar të gjithë kontinentin Euroaziatik. Ky stacion lidhet edhe me stacionet Qingdao, Ningbo dhe Lianyungang për transportin intermodal hekurudhor-detar. Stacioni edhe ka trenat që qarkullojnë nga Xi'an deri në Vietnam dhe Laos.

Le të marrim si shembull trenin nga Xi'an në Duisburgun e Gjermanisë. Ai niset nga Stacioni Ndërkombëtar i Portit Xi'an në orën 3:55 të mëngjesit çdo të mërkurë dhe të shtunë. Kalon 9,908 kilometra dhe mbërrin në Duisburg për rreth 10 ditë. Koha e qarkullimit është 30% më e ulët se trenat e zakonshëm. Emetimet mesatare të karbonit janë 1/15 e transportit ajror dhe 1/7 e transportit rrugor.

  "Ne kemi instaluar brava elektronike të pozicionimit të Beidou në kontejnerë. Pronarët e mallrave mund të kontrollojnë statusin e transportit të tyre", tha Shao Boer. Ai tha se shërbimi me cilësi të lartë tërheq më shumë kompani, të cilat prodhojnë produkte me vlerë të lartë.

Sot, treni Kinë-Evropë (Xi'an) është bërë "flota e deveve të çelikut" me kohën më të shpejtë të funksionimit, mbulimin më të gjerë të rrugës dhe funksionet më të plota të shërbimit. Trenat e mallrave Kinë-Evropë, kanë hapur një " kanal të artë" në të gjithë Evropën dhe Azinë.

Stacioni Xi'an, zë 1/4 e numrit total të trenave Kinë -Evropë që operojnë në Kinë. Vëllimi i qarkullimit dhe vëllimi i mallrave renditen të parat në Kinë, që janë të pandashëm nga menaxhimi efikas.

Foto nga VCG

Duke ecur në Qendrën e Komandës së Transportit, në Stacionin Ndërkombëtar të Portit Xi'an, grafiku i dërgimit në ekranin e madh është si një tabelë e saktë. Qarkullimi i linjave, ndezja e pikave, ndryshimi i ngjyrave dhe çdo ndryshim i sinjaleve elektronike lidhen me transportin e mijëra tonëve mallra.

Duke punuar këtu për më shumë se 30 vjet, Li Pei është shumë i kujdesshëm sa herë që shpërndan planet, porositë dhe koordinon komunikimet. “Çdo veprim që ndërmarrim ndikon në efikasitetin e trenave Kinë-Evropë. Çdo 100 minuta, një tren Kinë-Evropë niset ose mbërrit në Stacionin Portual Ndërkombëtar Xi'an.“

Trenat e mallrave Kinë-Evropë po qarkullojnë vazhdimisht, duke nxitur gjithashtu zhvillimin e tregtisë elektronike

Pranë Stacionit Ndërkombëtar të Portit Xi'an, ndodhet Parku Industrial Ndërkufitar i tregtisë elektronike Xi'an Chanba, i cili ka më shumë se 300 ndërmarrje të tregtisë elektronike ndërkufitare dhe sipërmarrjeve në rrjedhën e sipërme dhe të poshtme.

Treni Kinë-Evropë + tregtia elektronike ndërkufitare e bën më të përshtatshme blerjen dhe shitjen në mbarë botën. Xu Hui, përgjegjësi i Kompanisë së furnizimit Xunwei, tha se ka mbi 100 shitës të huajt në Parkun Industrial. Parku i tregtisë elektronike është i lidhur me stacionin e trenit. Brenda 1.5 orësh, mallrat mund të zhdoganizohen, ndërkohë mallrat e sapombërritura mund të kontrollohen dhe transportohen në çdo kohë.

Foto nga VCG

Në 2023 në Stacionin Ndërkombëtare të Portit Xi'an operuan gjithsej 525 trena të tregtisë elektronike ndërkufitare. Vëllimi i biznesit të tregtisë elektronike ndërkufitare kaloi 10 miliardë juanë. Trenat e mallrave Kinë-Evropë + tregtia elektronike ndërkufitare, janë bërë një motor i ri për rritjen e tregtisë.

Duke parë nga platforma e katit të nëntë të Stacionit Hekurudhor Xi'an Perëndimor, dallohet zona industriale e portit që rrjedh nga treni i mallrave Kinë-Evropë, që po ndërtohet më tej.

"Presim që Stacioni Ndërkombëtar i Portit Xi'an të bëhet një bazë moderne e logjistikës hekurudhore, për t'i shërbyer më mirë zhvillimit ekonomik dhe social me cilësi të lartë." tha Wang Gang, Drejtori i Stacionit Ndërkombëtar të Portit Xi'an.