< img height="1" width="1" style="display:none"src="https://www.facebook.com/tr?id=514174860241230&ev=PageView&noscript=1"/>
30 vjet Sofra Tiranase
2024-05-15 11:59:34

Sofra Tiranase ( foto personale)

Sofra Tiranase ( foto personale)

Publiku artdashës i kryeqytetit, por dhe nga qytete të tjera të vendit prej 30 vitesh bëhet pjesë e Sofrës Tiranase, një veprimtari emblem e traditës. Arben Tafaj është figura kryesore në organizimin e kësaj veprimtarie, një personalitet i njohur në skenën kulturore dhe artistike të Tiranës. Me një përvojë të gjatë në menaxhimin e eventeve kulturore, Tafaj, nëpërmjet angazhimit në organizimin e Sofrës Tiranase  ka kontribuar në rritjen dhe përhapjen e kulturës së muzikës tradicionale shqiptare.  Ai është një promovues i fuqishëm i bashkëpunimit dhe harmonisë sociale përmes artit.

Arben Tafaj ( foto konica.al)


Arben Tafaj ( foto konica.al)

CMG: Sofra Tiranase është një event, që përcjell kulturë e traditë, por si ka qenë ecuria e punës së këtij viti?

Arben Tafaj: Çdo vit sapo mbaron sofra e këtij viti fillon puna e vitit tjetër. Ky angazhim kërkon një mobilizim të plotë të njerëzve, sepse ka një vrull pune dhe përgjegjesie. Këtë vit, ishte një vit jubilar pasi,  bëjmë 30-vite që prej ndërtimit të kësaj tradite. Kjo sofër gjithmonë mbledh shumë njerëz dhe pas çdo organzimi  njerëzit fillojnë të shprehen “Pse unë nuk isha”, apo “Pse unë nuk mora pjesë”, interesi është gjithnjë në rritje dhe kjo na gëzon të gjithëve bashkë.

CMG: Çfarë pati të veçantë kjo veprimtari në këtë  30 vjetor?

Arben Tafaj: Sofra është traditë dhe shumë nga elementët që përbehet janë thuajse njësoj. Sofra ka dy boshte, boshti artistik dhe ai i vlerësimeve. Disa nga elementët që nuk ndryshojnë dhe nuk ka për të ndodhur asnjëherë është tradita dhe mënyra se si luhet muzika, nuk ndryshon ajo që ndan muzikën që jepet në këtë sofër nga muzika që ofrohet për konsum nga publiku. Interpetimi është korrekt sepse ashtu kërkohet. Por, çfarë evoluon? Së pari ne kemi futur një element të ri që çdo sofër, krijohet një këngë enkas për t’u prezantuar atë natë . Së dyti, këngëtarët që marrin pjesë janë dinjitozë, por këtë vit ajo që ka ndodhur është disi ndryshe sepse ka këngëtarë të rinj, kemi filluar të marrim gjeneratëtën e tretë të këngëtarëve.  Ka ardhur momenti që të futen bijtë në spektakël.

Foto nga Sofra Tiranase nder vite ( foto personale)

Foto nga Sofra Tiranase nder vite ( foto personale)

CMG: A është Sofra Tiranase një shkollë më vete?

Arben Tafaj: Po, është një shkollë më vete dhe kjo nuk kam dëshirë që të interpretrohet keq, sepse në këtë event nuk ka muzikë konsumi. Kjo sofër të imponon shumëçka, mbi të gjitha rregullin për mënyrën se si duhet të jepen këngët dhe se si duhet të ruhet origjinaliteti, Në këto kushte të gjithë pjesëmarrësit janë të angahzuar për t’u përshtatur me frymën që vetë kjo sofër të imponon.

CMG: Dëshira për të pasur nivel profesional më të mirë e për të mos humbur traditën tonë shekullore në muzikën popullore, ka ardhur në rritje apo zbehje?

Arben Tafaj: Kanë ecur paralelisht, ka momente që kuptojmë se është rritur konsumi. Gjeneratat ndahen  në disa kategori, janë ata të cilët kërkojnë muzikë tregu dhe muzikantët ua ofrojnë dhe gjenerata tjetër që ndryshon qasje sa i përket cilësisë së muzikës. Me zhvillimin e shoqëriaë ne duhet t’i pranojmë të gjitha ndryshimet por pa e harruar traditën dhe zakonet. Ky ballafaqim është sfida jonë për të bërë që të dominojë interpretimi korrekt. Ne duhet të këmbëngulim fort që kënga jonë të ketë një nivel cilësie.

CMG: A e dëshiron publiku muziken që vjen ne Sofrën Tiranase?

Arben Tafaj: Këtë unë nuk  përpiqem ta marr si opinion, por kam arritur të kuptoj se kanë dëshirë që të ridëgjojnë muzikë të mirë dhe këtë e kam kuptuar sapo ka përfunduar sofra, prej telefonatave apo edhe komenteve të cilat ata na japin, apo bëjnë me njëri-tjetrin.

Arben Tafaj ( foto personale)

Arben Tafaj ( foto personale)

CMG: Në këtë Sofër vijnë vetëm qytetarë të Tiranës, apo edhe nga qytete të tjera që kanë dëshirë të njohin këtë kulturë?

Arben Tafaj: Në Sofër kemi kuptuar që vijnë  familje të mëdha, asnjëherë biletat nuk shiten për dy ose për tre pesona, por shiten për disa familje bashkë. Publiku më i gjerë është nga Tirana, por pa përjashtuar mundësine edhe të ardhjes së qytetarëve nga të tjera qytete. Muzika është ambasadori më i mirë i një komuniteti dhe i bashkon të gjithë, pavarësisht nëse janë apo jo nga qyteti I Tiranës. Që prej vitit 2000, që Sofra Tiranase bëhet me bileta nuk ka diskutim që të gjitha shiten. Tiranasit kanë një interes shumë të lartë për ta ndjekur, vijnë që nga fëmijët deri deri gjyshi i një familjeje. Kjo tregon që brezat e trashëgojnë këtë dëshirë për artin, të interpretuar sicc ka ardhur në ditët e sotme.  Arti kapërcen çdo kufi

CMG: Përmes kësaj sofre, çfarë i ofrohet publikut përveç muzikës?

Arben Tafaj: Sofra nis me një panair të produkteve vendase dhe pikërisht në atë moment njerëzit rrinë më tepër me njëri- tjetrin dhe kjo lidhje, ky lloj paqëtimi që nuk gjendet në jetën reale sepse rutina është tepër e ngjeshur, i bashkon ata në një klime që imponon paqen. Njerëz të mirë ka pasur, ka dhe do të ketë Shqipëria. Për të treguar një vlerësim ndaj këtyre njerëzve ne kemi ngritur edhe një komision për të nxjerrë dhe vlerësuar modelet e duhura. Një nga misionet tona është sjellja e modele të duhura dhe vlerësimi i tyre në publik.

CMG: Ju vetë e shijoni eventin, apo jeni në panik se si do shkojë ?

Arben Tafaj: Absolutisht që e shijoj, por pa harruar presionin e lartë që ajo natë ka tek unë dhe grupi i punës.

Intervistoi : Megi Latifi

Foto nga Sofra Tiranase nder vite ( foto personale)

Foto nga Sofra Tiranase nder vite ( foto personale)

Lajmet Kryesore

Our Privacy Statement & Cookie Policy

By continuing to browse our site you agree to our use of cookies, revised Privacy Policy. You can change your cookie settings through your browser.
I agree