Dita e Nënës: Lindja e fëmijës e ndryshoi plotësisht jetën e tyre
2024-05-13 16:04:04

母亲---[mǔqīn]---Nënë

Të kesh fëmijë është një gjë e gëzueshme, por nënat e reja shpesh përballen me sfida të shumta. Shumica prej tyre e dinin se do të ishte e vështirë në fillim, por nuk e dinin sa e vështirë. Këto sfida shpesh përfshijnë mungesën e gjumit, përjetimin e ngritjeve dhe uljeve emocionale, ankthin e trupit dhe identitetit, vetminë dhe përballimin e ngarkesave financiare. 

Foto:VCG

Foto:VCG

Yang Yingjie është një nënë e re e një vajze shtatë muajshe. Vjehrra e saj filloi ta ndihmonte për fëmijën pasi ajo u kthye në punë. Yang tha se i pëlqen të shkojë në punë, sepse të qëndrosh në shtëpi dhe të kujdesesh për një të porsalindur është "shumë rraskapitëse". 

"Nuk më pëlqeu fëmija im në muajin e parë pas lindjes. Ardhja e saj shkatërroi botën time të mëparshme dhe do të doja të mos kisha mbetur kurrë shtatzënë," rrëfen Yang. Por me kalimin e kohës, pasi gjeti një ritëm të përshtatshëm, ajo filloi ta shijonte rrugëtimin e mëmësisë. "Nuk më pëlqente puna para se të lindja fëmijën dhe isha gjithmonë negative. Por në ditët e sotme ndihem e fuqizuar dhe shumë energjike. Çdo ditë pasi dal nga puna, dal e luaj me të," thotë Yang. “Të jesh nënë është vërtet e mrekullueshme”. 

Foto:VCG

Foto:VCG

Përveç ndryshimeve fizike dhe mendore, të kesh fëmijë mund të sjellë edhe presion financiar për familjet. Sipas një raporti nga Grupi Studimor për Popullsinë "Yuwa" në vitin 2022, kostoja mesatare e rritjes së fëmijëve nga lindja deri në moshën 17 vjeç është 485 000 juanë (68 400 dollarë), dhe rritet në 627 000 juanë nëse fëmija kryn arsimin universitar. 

Prindërit e rinj, përveç pagesës së faturave të shërbimeve dhe sendeve shtëpiake, duhet të blejnë edhe shumë gjëra të domosdoshme për të porsalindurin dhe të paguajnë për vizitat mjekësore. Sipas Shang, ajo kohët e fundit shpenzoi të paktën 15 000 juanë në spital, sepse djali i saj kishte një ethe që zgjati për ditë të tëra. 

Sun Xue, gjithashtu një nënë e re, tha për CGTN-in se lindja e një fëmije sigurisht rriti shpenzimet e tyre shtëpiake, me artikuj të tillë si qumështi pluhur, pelenat, karrocat, shtretërit e fëmijëve dhe ndenjëset e makinave për fëmijë, por ajo zgjodhi të shpenzonte më racionalisht. "Kur blej pelena, blej marka të shtrenjta, sepse kjo e mbron lëkurën e tij nga skuqja. Por unë jam e kursyer në blerjen e rrobave, sepse të afërmit e mi më dhanë shumë rroba për fëmijë që mund të mbahen deri në moshën dy-trevjeçare”, tha Sun. 

Foto:VCG

Foto:VCG

Ajo shtoi se gjërat që nuk mund të përdoren kur fëmija të rritet, i blen nga platformat e sendeve të përdorura. Ajo theksoi se siguria dhe cilësia janë fokusi kryesor kur blen sende për fëmijë. Edhe pse ankohen për trysnitë psikologjike dhe financiare të lindjes së një fëmije, nënat e reja thonë se nuk pendohen që janë bërë prindër. “Ajo (e bija) më solli lumturi të madhe dhe asgjë në botë nuk mund të krahasohet me këtë”, shprehet Sun.