Dua Lipa prezanton veten në “Saturday Night Live”
2024-05-12 10:12:12

Dua Lipa (Foto nga instagrami)

Dua Lipa (Foto nga instagrami)

Këngëtarja Dua Lipa, është gjithmonë në qendër të vëmendjes së mediave botërore. Ajo ka prezantuar, ka kënduar dhe ka luajtur në skeçet e “Saturday Night Live” në episodin e 49-të të spektaklit amerikan. Artistja nisi programin duke prezantuar veten e saj: “Unë jam Dua Lipa, Dua do të thotë dashuri në shqip dhe Lipa është mbiemri im në shqip”.  Këngëtarja  përmendi edhe prindërit e saj, Dukagjinin dhe Anesën, të cilët ndodheshin në mes të publikut.

Ajo tregoi se prindërit e saj janë modernë, dalin shpesh të festojnë, madje një herë i rastisi në një klab në orën 3 të mëngjesit. Gjithashtu, këngëtarja performoi dy këngë të reja nga albumi: “Illusion” dhe “Happy For You”.