Kina dërgon të dhënat e satelitit kub të misionit Chang'e-6 për palën pakistaneze
2024-05-11 17:13:27

foto nga CGTN

foto nga CGTN

Kina dërgoi të premten të dhënat e siguruara nga një satelit kub në anijen e saj hapësinore Chang'e-6 për Pakistanin, duke thelluar bashkëpunimin në eksplorimin hënor midis dy vendeve.

Kryetari i Administratës Kombëtare të Hapësirës së Kinës, Zhang Kejian, i dorëzoi një mbajtës të dhënash ambasadorit pakistanez në Kinë, Khalil-ur-Rahman Hashmi, në një ceremoni të mbajtur në Pekin.

foto nga CGTN

foto nga CGTN

Sateliti kub “ICUBE-Q”, u zhvillua nga Instituti i Teknologjisë Hapësinore i Pakistanit dhe Universiteti i Kinës, Shanghai Jiao Tong. Sonda hënore Chang'e-6 u nis më 3 maj, duke mbajtur katër ngarkesa ndërkombëtare, përfshirë ICUBE-Q. Ky satelit u nda nga orbiteri Chang'e-6 më 8 maj për të kryer aktivitete eksplorimi, si kapja e imazheve të Hënës etj.

Anija kozmike Chang'e-6, e cila kreu me sukses një procedurë frenimi afër Hënës dhe hyri në orbitën hënore më 8 maj, po funksionon normalisht, me kontrollin e mëpasshëm të fluturimit që do të kryhet siç ishte planifikuar, tha Ge Ping, zv.drejtor i Qendrës së Kërkimit Hënor dhe Inxhinierisë Hapësinore të Administratës Kombëtare të Hapësirës së Kinës.    

“Ne mirëpresim pjesëmarrjen e Pakistanit në misionet e Kinës për eksplorimin hënor dhe të thellë të hapësirës dhe do të kryejmë shkëmbime dhe bashkëpunim të gjerë në lidhje me teknologjinë hapësinore, shkencën dhe aplikimet hapësinore, për të kontribuar në përdorimin paqësor të hapësirës dhe për t'i shërbyer qytetërimit dhe mirëqenies globale.” - tha Ge Ping. 

Nisja e misionit Chang'e-6 është një shembull model i bashkëpunimit ndërkombëtar në veprim. Ambasadorit pakistanez në Kinë Khalil-ur-Rahman Hashmi u shpreh se Kina vepron sipas fjalës së dhënë, ndërmerr një bashkëpunim kuptimplotë dhe u jep ndihmë të konsiderueshme vendeve në zhvillim.

foto nga CGTN

foto nga CGTN

"Bashkëpunimi hapësinor midis Kinës dhe Pakistanit është një aspekt jetik i marrëdhënieve tona dypalëshe." - shtoi ambasadorit pakistanez në Kinë Khalil-ur-Rahman Hashmi, duke theksuar se të dy vendet kanë hartuar një udhërrëfyes konkret për bashkëpunimin e ardhshëm në eksplorimin e hapësirës, vizitat e shkëmbimit të njohurive dhe kërkimit, transferimin e njohurive dhe ndarjen e burimeve. (Fang Xiaoyu/Laçi)