< img height="1" width="1" style="display:none"src="https://www.facebook.com/tr?id=514174860241230&ev=PageView&noscript=1"/>
Budapest, zhvillohet aktiviteti i shkëmbimeve kulturore me rastin e 75-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike Kinë-Hungari
2024-05-09 11:20:23

Foto nga CMG

Foto nga CMG

Gjatë vizitës shtetërore të kryetarit të shtetit të Kinës Xi Jinping në Hungari, më 8 maj në Budapest, grupi mediatik i Kinës CMG, bashkë me fondin e mbështetjeve mediatike dhe menaxhimit të pronave të Hungarisë, zhvilluan aktivitetin e shkëmbimeve kulturore, me rastin e 75-vjetorit të marrëdhënieve diplomatike Kinë-Hungari me temën “Miqësia Kinë-Hungari, vazhdimi i një kapitulli të ri”. 

Foto nga CMG

Foto nga CMG

Në këtë aktivitet, u transmetua dokumentari i shkurtër “Shans në Kinë”, duke filluar shumë programe bashkëpunimi në xhirimin e dokumentarëve. Ndërkohë, ka filluar bashkëpunimi mes CMG dhe Institutit Muzikor Liszt të Hungarisë.

Ish-presidenti i Hungarisë Pál Schmitt mori pjesë në këtë aktivitet dhe mbajti fjalimin e rastit. Ish-kryeministri hungarez Péter Medgyessy mbajti një videofjalim. K

rahas këtyre, edhe Drejtori i CMG Shen Haixiong, Presidenti i Fondit të Mbështetjeve Mediatike dhe Menaxhim pronash të Hungarisë Dániel Papp dhe Sekretari i Ministrisë së Diplomacisë dhe Ekonomisë Ndërkombëtare Boglárka Illés mbajtën fjalët e tyre të rastit.

Foto nga CMG

Foto nga CMG

Për të thelluar miqësinë dypalëshe, filloi transmetimi zyrtar i dokumentarit të shkurtër të prodhuar nga CMG “Shans në Kinë”. Nga 8 maji, ky program do të transmetohet në mediat kryesore hungareze, si televizioni kombëtar, televizioni ATV, televizioni qendror i Budapestit.

Foto nga CMG

Foto nga CMG

Në të njëjtën ditë, dokumentari mbi 75-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike Kinë-Hungari, që është një bashkëpunim mes CMG-së dhe Fondit të Mbështetjeve mediatike dhe Menaxhim pronash, filloi xhirimet. Siç mësohet, ky dokumentar do të xhirojë miqësinë e thellë mes dy vendeve, nëpërmjet dëshmitarëve përgjatë historisë dypalëshe.

Në këtë aktivitet, CMG dhe Instituti Muzikor Liszt  shkëmbyen Marrëveshjen e Bashkëpunimit. (Jiang Lei)


Lajmet Kryesore

Our Privacy Statement & Cookie Policy

By continuing to browse our site you agree to our use of cookies, revised Privacy Policy. You can change your cookie settings through your browser.
I agree