Peng Liyuan dhe bashkëshortja e presidentit hungarez vizitojnë Pallatin Budavari
2024-05-09 23:33:42

Në mëngjesin e së enjtes sipas orës vendore, bashkëshortja e presidentit kinez Xi Jinping, Peng Liyuan, u ftua të vizitojë Pallatin Budavari në Budapest me bashkëshorten e presidentit të Hungarisë, Anita Herczegh. Të dy zonjat e para gjithashtu zhvilluan një bisedë duke pirë çaj.

Foto: VCG

Foto: VCG

Gjatë vizitës, zonja Herczegh e shoqëroi zonjën Peng për të parë porcelanin e famshëm hungarez Herend dhe artin e qëndisjes tradicionale hungareze. Peng u shpreh se porcelani i mahnitshëm hungarez dhe aftësitë e shquara të qëndisjes i kanë lënë përshtypje të thellë. Ajo theksoi se porcelani dhe qëndisja janë simbole të përbashkëta të qytetërimeve të të dy vendeve dhe shprehu dëshirën që artistët nga të dy vendet të forcojnë shkëmbimet dhe të mësojnë nga njëri-tjetri për të nxitur ndërthurjen e qytetërimeve.

Peng Liyuan dhe Anita Herczegh dëgjuan për restaurimin e Sallës së Shën-Stefanit të pallatit. Peng vlerësoi aftësitë e shkëlqyera të restaurimit të ekspertëve hungarezë dhe shprehu dëshirën për të forcuar bashkëpunimin në ruajtjen dhe restaurimin e objekteve kulturore, duke ruajtur më mirë trashëgimitë historike.

Të dy zonjat zhvilluan një bisedim të ngrohtë dhe miqësor duke pirë çaj. Peng Liyuan theksoi se Hungaria është një vend i bukur me njerëz shumë mikpritës. Sipas saj, ka shumë ngjashmëri kulturore mes Kinës e Hungarisë, dhe popujt e të dy vendeve ndiejnë një lidhje të thellë dhe miqësi të fortë mes tyre. Peng shprehu shpresën që miqësia mes Kinës dhe Hungarisë të vazhdojë të trashëgohet dhe të forcohet brez pas brezi.