Konsensusi i arritur mes Kinës e Francës mbron drejtësinë
2024-05-08 16:01:29

Gjatë vizitës shtetërore të presidentit kinez Xi Jinping të hënën në Francë, Kina e Franca shpallen “Deklaratën e Përbashkët për Situatën në Lindjen e Mesme” ku u pasqyrua qëndrimi i njëjtë i të dy vendeve për konfliktin Palestinë-Izrael, problemi bërthamor i Iranit dhe kriza e Detit të Kuq. 

Kjo deklaratë tregoi përgjegjësinë e Kinës dhe Francës për mbrojtjen e paqes dhe stabilitetit botëror, duke nxitur zgjidhjen e krizës në Lindjen e Mesme.

Problemi i Palestinës është themeli i çështjes të Lindjes së Mesme. Deri tani, raundi i ri i konfliktit Palestinë-Izrael ka zgjatur mbi 200 ditë. 

Deri të martën, sipas të dhënave të insitucioneve shëndetësore në Gazë, veprimet ushtarake izraelite në Gazë kanë shkaktuar rreth 35 mijë viktima dhe 78 mijë të plagosur. Gjithashtu të martën, Izraeli njoftoi për nisjen e veprimeve ushtarake në jug të Gazës. Lidhur me këtë, shumë vende kritikuan Izraelin për përshkallëzimin e veprimeve ushtarake dhe shprehën shqetësimet e tyre për fatkeqësinë më të madhe humanitare në Gazë.

Foto nga CFP

Foto nga CFP

Si dy vende, anëtare të përhershme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, Kina dhe Franca kanë mendime të gjera unanime për çështjen e Lindjes së Mesme. 

Gjatë vizitës në Francë, presidenti Xi Jinping foli disa herë për konfliktin Palestinë-Izrael. Ai vuri në dukje se detyra e parë tani është armëpushimi i gjithanshëm. Arritja e “Planit të Dy Shteteve” është rrugëdalja themelore. Pala franceze u shpreh se do të bashkëpunojë me Kinën për të mbrojtur multilateralizmin, parimet e Kartës së OKB-së dhe ligjin ndërkombëtar.

Deklarata e Përbashkët Kinë-Francë për Situatën në Lindjen e Mesme shpalos plotësisht mendimet e sipërpërmendura. Konsensusi i arritur nga të dyja palët, do të forcojë besimin e bashkësisë ndërkombëtare për mbrojtjen e paqes, ndaj do të jetë në favor të frenimit të përkeqësimit të mëtejshëm të situatës.

Krahas këtyre, liderët e Kinës dhe Francës shprehën shqetësimet për rrezikun e përshkallëzimit të situatës rajonale. Deklarata ritheksoi nxitjen drejt zgjidhjes politike e diplomatike të çështjes bërthamore të Iranit dhe nënvizoi rëndësinë e mbrojtjes së lundrimit të lirë në Detin e Kuq dhe Gjirin e Adenit.

Gjithashtu liderët e dy vendeve bënë thirrje për armëpushim gjatë Lojërave Olimpike të Parisit 2024. Kjo tregon përpjekjet e tyre për promovimin e paqes dhe stabilitetit botëror. (Fani)