Andi Begolli vë në skenë “Dashuritë e Presidentit”
2024-05-08 09:40:14

Luiza Xhuvani dhe Kristjana Dodaj ( foto personale)

Luiza Xhuvani dhe Kristjana Dodaj ( foto personale)

"Dashuritë e Presidentit" është një shfaqje emocionuese, e cila ka për protagonist dy rivalet, interpretuar nga Luiza Xhuvani dhe Kristjana Dodaj. Regjisori Andi Begolli përshkruan shfaqjen si një përballje të fortë plot emocion, ku dy personazhet për herë të parë zbulojnë fakte dhe ngjarje të reja, që ndryshojnë rrënjësisht jetën e tyre. Në intervistën për Radio Ejani regjizori Andi Begolli dhe aktorja Kristjana Dodaj shprehin kënaqësinë për bashkëpunimin dhe suksesin e shfaqjes, duke theksuar pozitivitetin dhe debatin që sjell në publik. Sipas Kristjanës, kjo shfaqje është një fabulë e rëndësishme për gratë shqiptare, duke i dhënë atyre mundësinë për të reflektuar mbi sfidat dhe problemet e tyre në shoqëri.

Andi Begolli ( foto personale)

Andi Begolli ( foto personale)

CMG: Si e ka pritur publiku këtë shfaqje?

Andi Begolli:  Njerëzit që e kanë parë, e kanë pëlqyer shfaqjen dhe të gjitha komentet që kemi marrë, kanë qenë pozitive. Si nga miqtë ashtu edhe nga ata që nuk i njihnim.

CMG: Çfarë ka qenë sfiduese për ju, që të kishit një aktore si Kristjana?
Andi Begolli: E vështirë është t’i mbushësh mëndjen, do shumë punë që të arrish ta bindësh por përtej të gjithave, unë ndihem shumë mirë për përvojën e bukur që ndërtuam. Ajo është bashkëpunuese shumë e mirë. Ne kemi qënë bashkë në shkollë dhe në shumë pika na bashkoheshim mendimet për  mënyrën se si e kemi parë teatrin etj.

CMG: Si ka ardhur në optikën tuaj si regjisor një dyshe në skenë si Luzia Xhuvani dhe Kristjana Dodaj?

Andi Begolli:  Që në takimet e para ndjehej kimia mes tyre, gjë që ka ndikuar në rezultatin që arritëm në skenë. I gjithë peoçesi i provave ka qenë i bukur. Ndanim shumë kohë me njëri- tjetrin, edhe pas provave... Ndërtuam një klimë shumë familjare. Gjë që reflektohet edhe në skenë.

Kristjana Dodaj ( foto personale)

Kristjana Dodaj ( foto personale)

CMG:  Pse publiku duhet të vijë ta shohë këtë shfaqje?

Kristjana Dodaj: Duke marë shkas nga fakti që gratë në shoqërinë shqiptare kanë shumë probleme dhe sfida, ne e kemi sjellë në skenë këtë histori në një moment shumë të nevojshëm për çdo grua, e cila duhet të përmirëosjë qasjen që ka ndaj vetes dhe mënyrës se si mund të fitojë vendin që i takon në shoqëri. Publiku përfshihet kaq shumë në këtë shfaqje, saqë e vazhdojnë  diskutimin edhe më pas, dhe na telefonojnë për të na treguar impresionet e tyre.

CMG: Të është përshtatur roli?

Kristjana Dodaj: Të dy karakteret e ndërtuara nga autori Miro Gavran, janë role që çdo aktore do të dëshironte t’i luante. Kështu që e gjithë puna me personazhin ka qenë sa sfilitëse, aq edhe e bukur.

Kristjana Dodaj ( foto personale)

Kristjana Dodaj ( foto personale)

CMG: Si ka qenë eksperienca për të punuar me Andin?

Kristjana Dodaj: Ka qenë një eksperiencë e bukur, ne kemi qenë udhëtarë  të kësaj shfaqe dhe kemi ndjekur  çdo hap bashkë. Do cilësoja si problem nëse mund të ishte i tillë, fakti që ai shpesh harronte, por sigurisht qe gjatë kësaj rruge kemi pasur dhe përplajset tona. Duke qënë edhe miq të mirë, ne kemi pasur lirshmëri për të ndarë nerva apo momente delikate. Andi është vetëmohues dhe pafundësisht i durueshem.

Luiza Xhuvani ( foto personale)

Luiza Xhuvani ( foto personale)

CMG: Cilat janë emocionet kur përfundon projekti, si ndihet një aktor?

Kristjana Dodaj: Personalisht çdo projekt është i rëndëishëm për ne dhe është e vërtetë që duket si një fëmijë i vogël që sapo u rrit. Jam një aktore që nuk i bëj më gjërat për punë por për qejf, sepse nuk jam aktore me kohë të plotë dhe nuk më kufizon koha për të bërë gjëra të bukura, dhe në këtë sens mendoj se bëj më shumë gjëra. Ti merresh me art vetëm për hir të dashurisë, ndaj kam dashur ta ruaj fort këtë ndjenjë. Duke e pare në këtë prizëm ja vlen shumë më shumë kështu dhe nuk jam e detyruar që të bëj shfaqje për hir të parave.

Ajo që ka më shumë rëndësi në këtë projekt ka qënë pozitiviteti që kemi me njëri-tjetrin. Që tek kontakti i parë me aktoren e madhe Luiza Xhuvani ka qënë një emocion i bukur. Unë dhe Andi kemi dëshriuar të sjellim diçka që të mund të bashkëpunjmë edhe më një aktore që ka shumë më shumë eksperincë se ne. Ajo ka treguar dashamirësi për mua dhe ndihem shumë e lumtur që e ndërtova këtë përvojë kaq të bukur. Shpesh kisha dilema se si do t’ia dilja, por ajo më krijoi një komoditet dhe hapësirë të këndshme në skenë.

CMG: Kur do të mund ta rishohim sërish këtë shfaqe në teatër?

Andi Begolli: Prej datës 8 dhe deri në datën 12, kjo shfaqe do të vijë sërish për publikun në Teatrin Eksperimental “Kujtim Spahivogli” në orën 20:00.


Intervistoi:Megi Latifi