Ndryshimi i stinës sjell ankthin pranveror
2024-05-03 10:11:16

Në fillim të stinës së pranverës kur çelin lulet, pemët, etj., shumë persona kanë shqetësime, të cilat kryesisht lidhen me ankthin,  i  cili nuk prek vetëm të rinjtë, por çdo grupmoshë. Kjo gjendje në gjuhën popullore njihet si ‘ndërrimi i gjakut’. Kjo stinë e bukur dhe e ngrohtë sjell edhe luhatje në organizmin e njeriut, duke krijuar gjendjen e akthit që njihet si ‘anthi pranveror’. 

Psikologe Qerime Daci (Foto personale)

Mjekët në shumicën e rasteve në këtë periudhë kryesisht rekomandojnë konsumimin e vitaminave, ushtrimeve fizike, por edhe dietë të mirë ushqimore. Rritje e menjëhershme e temperaturave në pranverë sjell në shumicën e njerëzve një gjendje lodhjeje, e shkaktuar nga ndryshimi i stinëve. Por çfarë mendojnë specialistët për ‘anthin e pranverës’? A prek ankthi vetëm të rinjtë apo çdo grupmoshë? E ftuar në Radio Ejani, psikologe Qerime Daci na tregon më tepër rreth kësaj teme.

CMG:  Pranvera është stina e rilindjes, natyra rizgjohet, por bashkë me të ndodhin edhe shqetësimet tek njerëzit dhe ankthi është një prej tyre. Sa lidhje ka kjo me stinën, nga sa ju keni konstatuar?

Qerime Daci: Ankthi është një çrregullim mendor, që më së shumti përjetohet gjatë stinës së pranverës dhe në gjumë. Individët që vuajnë nga ankthi shfaqin këto simptoma: ftohje të trupit, djersitje, bllokimi i zërit  nga disa sekonda deri në një minutë, dridhje, ngrirje trupore, luhatje të emocionit dhe të humorit. Mundet që ankthi të jetë i lehtë për disa persona dhe i rënduar në disa  të tjerë. Këtu ka të bëjë vetë gjendja e njeriut, sa i fortë është ta përballojë kalimin nga një stinë në një stinë tjetër, nga dimri në stinën e pranverës, ku disa ndjejnë lodhje, këputje, humbje të oreksit, por edhe humbje të motivacionit.

Ankthi pranveror (Foto Abcnews.al)

Ankthi pranveror (Foto Abcnews.al)

 Por përse ndodhin të gjitha këto? Është vetë gjendja e njeriut që i duhet të mësohet të ambientohet nga një stinë e fortë, me një stinë më të ngrohtë dhe kjo gjë na jep lodhje dhe pafuqi trupore. Gjatë kësaj stine pranvere ne shohim që një nga çrregullimet mendore, siç është edhe ankthi. Kjo vjen nga moskontrolli i njerëzve, mosmenaxhimi. Duhet forcë për ta kaluar këtë gjendje.

Disa pika që duhet t'i kemi parasysh gjatë stinës së pranverës janë: Të jemi më të fortë nga ana psikologjike, mendore, psikike. Të meditojmë, t'i marrim gjërat me sa më qetësi, sa më pak vrull, të bëjmë joga, të bëjmë terapi (nëse është e nevojshme terapia) dhe të bëjmë sa më shumë ushtrime.

Foto:VCG

Foto:VCG

Unë si psikologe jam kundër medikamenteve. Nëse gjendja e një personi vjen duke u përkeqësuar, pasi i ka kryer të gjitha këto pika që i përmenda më lart dhe ende nuk ka përmirësim, atëherë me këshillat e specialistëve, mund të nisi medikamente nga ato më më të lehtat, më elementaret.

CMG: Kjo gjendje prek vetëm të rinjtë, apo çdo grupmoshë?

Qerime Daci: Anthi prek si të rinjtë ashtu edhe grupmoshat e tjera, sidomos në kohët e sotme po dëgjojmë shumë persona të preken nga kjo gjë. Ankthi më së shumti prek ata persona që kanë kaluar apo jetojnë në një gjendje të vështirë njerëzore, mund të kenë lodhje shpirtërore, e cila kalon në lodhje mendore akumulimi i gjërave që kanë ndodhur gjatë ditës, dhe nevojitet forca e njeriut për të përballuar ankthin. Njeriu duhet të tregojë se sa i zoti është për t'i përballuar këto pika që i përmenda më sipër.

CMG: Cilat janë shenjat që mund të kuptojë një individ që është i prekur nga ankthi?

Foto:VCG

Foto:VCG

Qerime Daci: Dallohen shenjat e darkës nga shenjat e ditës, për të kuptuar personin që është i prekur nga ankthi. Shenjat e darkës janë; djersitje trupore, ndryshimi i fytyrës, zbehje ose skuqje, dridhje, ngushtimi i gjoksit që sjell bllokim, rrahje të shpeshta të zemrës. Gjatë ditës janë më të menduar, të heshtur, lodhje shpirtërore, lodhje mendore.

CMG: Çfarë sugjeroni ju si psikologe në raste të tilla?

Qerime Daci: Sugjerimi që unë kam për të përballuar ankthin është; Ta ruajnë qetësinë shpirtërore, mendore e psikike. Ta ruajnë anën psikologjike, emocionale, të kenë kujdes me ndodhitë e kalimit të ditës, të jenë sa më shumë social, si në ambientin e mbyllura ashtu edhe në ambientet e hapura.

Foto:VCG

Foto:VCG

-Sipas specialistëve është e rëndësishme të ndihmojmë organizmin të çlirohet nga toksinat e grumbulluara gjatë dimrit edhe nëpërmjet aktivitetit fizik. Pranvera është edhe momenti më i mirë për t’iu përkushtuar vetes dhe për t’u çliruar nga ankthi e stresi dhe më e mirë është koha e kaluar në kontakt me natyrën. Nëse trupi jep sinjalin që është mjaft i lodhur gjatë pranverës, ky është rezultati i asaj që trupi ka përjetuar në dimrin e gjatë. Për këtë arsye i duhet pak kohë që të përshtatet me ndryshimet e temperaturave. Nëse situata është shumë e rëndë, atëherë duhet të kontaktoni menjëherë me  specialistin.

Intervistoi: Sava Lena