Kina: SHBA po abuzon me fuqinë e vetos mbi çështjen e Palestinës
2024-05-03 11:52:30

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Përfaqësuesi i përhershëm i Kinës në OKB, Fu Cong u shpreh të mërkurën se SHBA po abuzon me fuqinë e vetos mbi çështjen Palestinë-Izrael.

 

Fu i tha këto gjatë një Sesioni Plenar të Asamblesë së Përgjithshme të OKB mbi situatën në Lindjen e Mesme.

 

Fu shprehu keqardhjen e Kinës mbi vendimin e SHBA të datës 18 prill, me një votë veto ndaj projekt rezolutës që sugjeron se Asambleja e Përgjithshme duhet të zhvillojë një votim për anëtarësimin e plotë të Palestinës në OKB.

 

“Shteti i pavarur ka qenë prej kohësh ëndrra e dashur për të gjithë brezat palestinezë. Anëtarësimi zyrtar në OKB është një hap vendimtar, në këtë proces historik." vuri në dukje Fu, duke shtuar se SHBA me veton e saj ka shkatërruar pa mëshirë ëndrrën 10-vjeçare të popullit palestinez.

 

Fu kujtoi se Palestina që vitin 2011 aplikoi zyrtarisht për anëtarësim të plotë në OKB. Veprimi i Këshillit të Sigurimit në atë kohë u pezullua, për shkak të kundërshtimit të shteteve individuale.

 

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Në 13 vite ndërhyrje, perspektiva politike e zgjidhjes me dy shtete ka vazhduar të pakësohet dhe vuajtjet e popullit palestinez janë rritur, theksoi Fu, duke shtuar se "në rrethana të tilla, komuniteti ndërkombëtar ka një përgjegjësi urgjente për të pranuar Palestinën si anëtare të plotë të OKB, për t'i dhënë asaj status të barabartë me Izraelin, si edhe për të ofruar garanci ndërkombëtare për realizimin e zgjidhjes me dy shtete."

 

Ai vuri në dukje se SHBA ka përdorur dhjetra herë fuqinë e vetos. Që nga shpërthimi i raundit aktual të konfliktit të Gazës, SHBA ka ushtruar veton 5 herë, 4 prej të cilave kanë bllokuar thirrjet për armëpushim në Gaza dhe një bllokoi ekskluzivisht anëtarësim formal të Palestinës në OKB.

 

Fu theksoi se SHBA herë pas here ka abuzuar me veton, në bazë të interesave të saj dhe mendimeve gjeopolitike.

 

Fu shprehu shpresën që SHBA të bashkohet me komunitetin ndërkombëtar, për të luajtur një rol konstruktiv në përfundimin e luftimeve në Gaza dhe lehtësimin e fatkeqësisë humanitare.

 

Duke vënë në dukje se luftimet në Gaza vazhdojnë dhe fatkeqësia humanitare është e jashtëzakonshme, Fu i bëri thirrje Izraelit të ndërpresë menjëherë të gjitha operacionet ushtarake, të braktisë planin e sulmit ndaj Rafahut, të hapë menjëherë të gjitha kalimet tokësore, të garantojë akses të shpejtë, të sigurt dhe të gjerë për furnizimet humanitare, si edhe të lehtësojë transportin dhe shpërndarjen e furnizimeve nga agjencitë humanitare të OKB-së.

 

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Fu ritheksoi që zbatimi i zgjidhjes me dy shtete, është rrugëdalja themelore për problemin e Lindjes së Mesme. Ai tha se Kina po bën thirrje për përpjekje më të mëdha diplomatike ndërkombëtare, për të rigjallëruar perspektivat politike të zgjidhjes me dy shtete.

 

Ai gjithashtu u shpreh që Kina mbështet rikonsiderim më të herët të Këshillit të Sigurimit mbi aplikimin e Palestinës për anëtarësim të plotë në OKB, dhe shpreson që shtetet individuale nuk do të vazhdojnë të krijojnë pengesa në këtë drejtim.

 

Krahas këtyre, Fu shtoi se Kina do të vazhdojë të punojë me të gjitha palët për një zgjidhje të përgjithshme, të barabartë dhe të vazhdueshme, për bashkëekzistencë paqësore Palestinë-Izrael dhe paqe të vazhdueshme në Lindjen e Mesme.