Arsimi profesional, kërkesat në rritje nga të rinjtë
2024-05-01 10:39:58

Të rinjtë duket se po ndërgjegjësohen gjithnjë e më shumë për arsimin profesional dhe mundësitë e shumta që ka në treg më pas për të gjetur punë. Në një intervistë për mediat Mario Lipo përgjegjës sektori nga  Drejtoria Rajonale e Ofrimit te Formimit Profesional Publik thotë se  nevojat e mëdha të tregut kanë orientuar të rinjtë drejt disa profesioneve.

Elektricist(Foto profesione.al)

Elektricist(Foto profesione.al)

“Si në gjithë vendet e rajonit edhe në Shqipëri arsimi i formimit profesional ka një vëmendje të veçantë. Me një ekonomi në zhvillm, nevojat e mëdha në tregun e punës, sigurisht që arsimi profesional luan një rol për të plotësuar këto nevoja dhe për t’u përshtatur  punëkërkuesve dhe jo vetëm punëkërkuesve të papunë, por edhe njerëzve që kërkojnë të riintegrohen në tregun e punës. Sigurisht që ka rritje të shifrave në arsimin professional. Po t’i referohemi vitit të kaluar kemi trajnuar pranë qendrës sonë rreth 2100 kursantë dhe këtë vit në 3 mujorin e parë kemi 570 kursantë që janë në proces kursi.”

Shifrat i referohen vitit 2024.

“570 janë për vitin 2024 për periudhën janar- mars të regjistruar që janë në ndjekje të kursit profesional. Sigurisht që trendi është në rritje, profesionet kryesore janë kuzhinë, elektrik, hidraulik, automekanik, por vitet e fundit kemi vënë re edhe rritje të web dizain apo grafik dizajn.”

Mario Lipo (Foto  tv scan)

Mario Lipo (Foto  tv scan)

Cilat janë profesionet më të kërkuara.

“Vlen për t’u përmendur që jemi qendra e vetme që ofrojmë kursin e riparimit elektronik të pajisjeve mjekësore dhe ka një kërkesë të konsiderueshme për atë kurs, kështu që krahasuar me vitet e tjera mendoj që këtë vit kemi një kërkesë të konsiderueshme për kurset profesionale.”

Kriteret për t’u regjistruar në një shkollë profesionale janë të thjeshta. 

“Si institucion shtetëror ka dy mënyra për t’u regjistruar pranë qendrës sonë. Njëra është nëpërmjet zyrës së punës, të gjithë personat që janë punëkërkues të papunë e përfitojnë falas dhe e dyta është nëpërmjet E-albania personat që janë në punë dhe duan të rifreskojnë aftësitë e tyre apo duan të ndryshojnë profesion. Dy janë kriteret kryesore për t’u regjistruar në kurs, është mosha minimale 16 vjeç dhe të ketë kryer arsimin e detyruar në varësi të kurrikulës. Kemi disa kurrikula që kërkojnë arsimin e mesëm dhe 18 moshën vjeç, por minumimi është 16 vjeç dhe të kenë kryer arsimin e detyruar.

Kuzhinier (Foto njoftime.al)

Kuzhinier (Foto njoftime.al)

Në intervistën për Tv Scan, Lipo jep detaje për moshën e regjistrimit.

“Nuk kemi limite. Madje kemi dhe kursin për administrator ndërtesash .....që regjistrohen moshat 65-70 vjeç dhe më pas vijojnë procesin e certifikimit apo akredimit për të punuar më pas pranë pallateve të veta.

Kryeministri Edi Rama e ka cilësuar arsimin profesional si një rrugë alternative të sigurt për të rinjtë drejt punësimit. Rama theksoi se të pajisur me armën e një zanati të rinjtë mund të gjejnë lehtësisht punë në një treg të etur, ku pagat po vazhdojnë të rriten ndjeshëm.