Konkursi ndërkombëtar “Voci di Mascagni” me dy fitues shqiptarë
2024-04-26 12:13:08

Baritoni Artur Vera ( Foto nga TKOB)

Foto nga TKOB


Ivana Hoxha (Foto nga TKOB

Konkursi ndërkombëtar “Voci di Mascagni” për këngëtarë lirikë u zhvillua këtë muaj në Shqipëri dhe shpalli fitues artistët shqiptarë  Artur Vera dhe Ivana Hoxha. Drejtoresha e Teatrit Kombëtar të Operas e Baletit, Abigeila Voshtina njoftoi se fituesit për vitin 2024  të konkursit ndërkombëtar “Voci di Mascagni” janë  Artur Vera dhe Ivana Hoxha.

Mes konkurrentëve shqiptarë dhe të huaj në këtë konkurs spikatën tek juria përzgjedhëse baritoni Artur Vera dhe mezzo-sopranoja Ivana Hoxha. Ky konkurs u organizua për herë të parë në Shqipëri, ndërsa audicionet e tij u zhvilluan nga “Mascagni Academy”, një akademi që është me nivel të lartë për këngëtarët lirikë. Akademia synon të trajnojë interpretuesit e rinj, që të mund të marrin pjesë në produksionet operistike të përgatitura për festivalin “Mascagni”. Trajnimet zhvillohen nga artistë të mirënjohur ndërkombëtarë, përfshirë dirigjentë orkestre dhe këngëtarë. “

Fituese ndërkombëtare e “Voci di Mascagni” mezzo-sopranoja Ivana Hoxha, e cila është soliste e parë në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit. Ajo e nisi karrierën e saj para 14 vitesh në TKOB-së, kur u kthye nga Franca,  pas përfundimit të specializimit për kanto. Përgjatë kësaj karriere Ivana Hoxha numëron mbi 20 role, në TKOB dhe përtej kufijve, ndër to liston rolet që e bëjnë Ivanën të jetë me pranë karakterit dhe natyralitetit të saj. Ajo ka luajtur në shumë role, ndër të cilat në një nga rolet e saj të preferuara atë të  Amneris, në operën "Aida" të Verdi-t, në Tiranë dhe në Varna,  në operën "Carmen", Ulrica në "Un ballo in maschera", G. V., Azucena tek "Il trovatore", Zia Principessa te "Suor Angelica" të Puccini-t, "Requem Verdi" në Shqipëri e Kosovë, etj. Githashtu Ivana ka përfaqësuar  konkurse të rëndësishme ndërkombëtare, të vetmin institucion kombëtar kulturor të muzikës në Shqipëri, TKOB, ku është vlerësuar me çmime të ndryshme honorifike.

Gjate konkurisit Voci di Mascagni Foto nga TKOB

Fituesi tjetër ndërkombëtar  i “Voci di Mascagni” baritoni Artur Vera. 

Ai është 26-vjeçar, tashmë solist i tretë në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit. Arturi është diplomuar në Universitetin e Arteve në klasën e prof. Shqipe Zani. Karrierën e tij artistike e nisi në vitin 2018, me rolin  "Fiorello" në operën "Berberi i Sevilies", për të vijuar më tej me Belcore - Elisir d'amore, Dr Malatesta Opera "Don Pasquale, "Ellias" - Mendelson, "Skënderbeu Kryezot" - V.S. Tole, Prefekti - Karnavalet e Korçës,"I Maestro di Capella" - Cimarosa, Uberto- "Serva Padrona", Simone- "Gianni Schicchi" Escamillo - "Carmen", etj. Gjithashtu ai është fitues 3 herë i çmimit të parë në "Festivalin Jorgjia Truja", dhe "Albanian Exellence".

Artur Vera ka perfaqësuar TKOB-in edhe jashtë kufijve shqiptarë, duke u shpallur fitues i Konkursit Ndërkombëtar të Zërave Lirike "Spoleto".

Sava Lena