Kontributi i Kinës për mbrojtjen e Tokës
2024-04-26 16:53:51
Në tetor të vitit 2023, Programi i Mjedisit i OKB-së (UNEP), me seli në Najrobi të Kenias, dha Çmimin e Kampionëve të Tokës të OKB-së për vitin 2023. Modeli i sistemimit të mbeturinave plastike detare "Cikli Blu” i provincës Zhejiang të Kinës fitoi këtë çmim më të lartë të OKB-së për mbrojtjen e mjedisit.
Sipas të dhënave zyrtare të UNEP-it, tani njerëzimi prodhon në vit rreth 430 milionë tonë plastikë, 2/3 prej së cilës bëhen shpejt mbeturina. Çdo vit 23 milionë tonë mbeturina plastike hyjnë në sistemin ekologjik ujor duke ndotur liqenet, lumenjtë e detet. Në fushën e riciklimit e përtëritjes së mbeturinave plastike, Kina është në krye të botës.
Lajmet Kryesore