Sfidat e tregut financiar, orientimi i kredimarrjes
2024-04-25 10:57:53

Nisur nga fushata për edukimin financiar, ekspertët e fushës thonë se puna duhet sistematike me anë të një strategjie kombëtare dhe jo në kohë të caktuar. Në një intervistë për mediat Artur Ribaj, Ekspert i tregjeve financiare flet për sfidat e këtij tregu dhe se ku u destinua kredimarrja.

“Duhet të mendohet seriozisht, për të bërë edukim financiar, përmes një strategjie kombëtare për të cilën ka punime prej vitesh që thërrasin dhe kërkojnë aktorë kryesore të jenë pjesë integrale e bërjes së tij. Nëse do ta lëmë edukimin financiar me fushata, me një javë apo me shoë, nuk kemi për të pasur rezultate dhe të humburit janë të gjithë sepse nuk janë vetëm investitorët, pra popullata por edhe aktorët e tregut, ndërmjetësit financiar, është dhe shteti që përfiton taksa nga shtimi i  veprimtarisë financiare.

artur ribaj (tv scan) jpg

artur ribaj (tv scan) jpg

Eksperti Ribaj flet për aktualitetin e sistemit financiar.

“Për hir të së vërtetës nga autoritetet rregullatorë dhe mbikëqyrjes financiare ka punuar në drejtim të zgjerimit dhe rritjes së tregut të aksioneve dhe obligacioneve, apo titujve financiar duke e përmirësuar kuadrin ligjor dhe rregullator, duke licencuar një bursë për titujt dhe është aktiv prej korrikut të 2017.”

Kur flasim për edukim financiar, ekspertët thonë se e rendësishmë është të punohet edhe tek bizneset.

“ Gjithashtu kur flasim përsëri të lidhur me tregun financiar dhe edukimin financiar mos të harrojmë se kemi vetëm mungesë të edukimit financiar nga popullata, por edhe nga bizneset vetë.Vende vende do thoja të konstatuar edhe nga punonjësit e ndërmjetësve financiar të cilët shpesh i njohin produktet vetëm me emër, por jo me brendinë e tyre dhe risqet që ato mbartin për të përcjellë mesazhin e duhur tek klientët e tyre.”

Sa i takon interesit të kompanive për të marrë hua në institucionet e tjera jo banka, Ribaj thotë se kërkesa është e konsiderueshme.

“Absolutisht ka shumë treg, dhe ne jemi në hapat komplet fillestar të zhvillimit të këtyre tregjeve, dhe ka shumë treg dhe shumë interes gjë që do ndihmonte vetë bizneset, kjo ka nisur ka shumë vite që nisur kryesisht nga bankat për të ndihmuar apo për të marrë normalisht borxhin e varur të quajtur ndryshe shtesë të kapitalit të tyre kryesisht për bankat me kapital vendas, por edhe për institucionet financiar me veprimtari në kredidhënie, të cilat e kanë zgjedhur si alternativë për të krijuar dhe grumbulluar fonde dhe për të mos qenë vetëm kredimarrës diku tjetër për shkak të reduktimit të kostove. Pozitive është dhe zgjerimi dhe përfshirja e disa subjekteve private duke emetuar obligacione obligative për investimet e tyre. Në këtë mënyrë ato jo vetëm sigurojnë një kosto më të lirë për vetë subjektin por gjithashtu lirohen edhe nga ajo barra që duhet të kenë mbi securitis apo garancitë e ndryshme kolaterale të njohura ndryshe në gjuhën tonë. Kështu që përfitimet aty janë, tregu aty është por përsëri mungon njohja e tyre.”

Në intervistën për tv scan, eksperti tregon se cilat do të ishin përfitimet nëse do kishim një treg funksional të aksioneve.

“Përfitimet janë të shumta, por duhet të jetë e gatshme vetë ajo të kuptojë pse. Sepse listimi vjen dhe me disa obligime.”

tregje (kolegji globus) jpg

tregje (kolegji globus) jpg

Detyrimet për disa raportime duket se i kanë trembur bizneset.

“Të bësh disa raportime më të shpeshta, për autoritetet mbikëqyrëse por edhe për publikun. Dhe ndonjëherë këto kanë ndikuar edhe tek këto subjekte pak si frike, ndrojtje apo tkurrje për të mos parë pjesën pozitive të investimit. Por do të thoja më tepër mos dija që ata kanë për këto lloj produktesh që do të ndihmonin biznesin e tyre. Gjithashtu bizneset tona vuajnë nga të parit e strategjive në afatgjatë, mendojnë vetëm sot për sot( ndërhyrje) nuk mendojnë ku do të jenë pas 10 vitesh dhe si duhet ta zhvillojnë atë. Të ndajnë përfundimisht pronësinë nga menaxhimi, dhe menaxhimi të mbikëqyret të kontrollohet normal dhe të mos e lësh të bëjë si të dojë, duke forcuar strukturat qeverisëse të korporate gouvernaments, që ne njohim. Të gjitha këto bëjnë që bizneset të përfitojnë pikërisht nga këto mundësi që legjislacioni dhe institucionet mbikëqyrëse ia kanë ofruar. Pra nuk është më faji i tyre që kanë të bllokuar treg e kanë lehtësuar e kanë facilituar e kërkojnë të promovohet, krijojnë strategjira për të mbështetur por aktorët përsëri presin përsëri nga qeveria dhe këto.”

Të gjitha bankat qendrore moderne i kushtojnë vëmendje dhe burime të veçanta edukimit financiar dhe ekonomik të publikut. Kjo dukuri është intensifikuar dhe ka marrë një formë të plotë në mënyrë të veçantë në periudhën e paskrizës financiare, kryesisht për arsye se autoritetet financiare kuptuan rëndësinë e operimit në një ambient me publik të mirinformuar. Në janar 2024, u miratua Strategjia e Bankës së Shqipërisë për Edukimin dhe Përfshirjen Financiare - një dokument i parë institucional që promovon edukimin financiar, në nxitje të përfshirjes, mirëqenies dhe qëndrueshmërisë financiare. Misioni i tij është të sigurojë që individët në Shqipëri të fitojnë njohuritë, të zotërojnë aftësitë, të mbajnë qëndrimet dhe të zhvillojnë sjelljet e duhura, të sakta dhe të zbatueshme që u mundësojnë atyre të marrin vendime financiare të mirinformuara, me synim final përmirësimin e mirëqenies dhe qëndrueshmërisë së tyre financiare.