foto nga CFP
Gjatë vizitës së tij në Kinë, nga e mërkura deri në të premten, Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken, do të shfaqë vëmendje për "mbikapacitein prodhues" në industrinë kineze të energjive të reja. "Kushdo që kupton ekonominë bazë, do të ndjejë se ky argument nuk ia vlen të përgënjeshtrohet," komentoi Grupi Mediatik i Kinës (CMG) në një artikull.
Së pari, një pjesë e amerikanëve e lidhin kapacitetin me tregtinë ndërkombëtare. Mendojnë se eksporti i produkteve nënkupton mbikapacitet prodhues. Këtu ka një gabim që e barazon eksportin e produkteve me "mbikapacitetin", gjë që nuk përputhet me rregullat bazë ekonomike dhe bie në kundërshtim me prirjen e globalizimit, komentoi CMG.
Në sistemin ekonomik, me ndarjen e roleve në zinxhirin global të vlerave, prodhimi dhe kërkesa nuk mund të kufizohen brenda ndonjë vendi apo rajoni. Është një fenomen i përhapur në vende të ndryshme që kapaciteti prodhues i ndonjë dege kalon kërkesat e brendshme, ndaj eksporti është një gjë normale. P.sh. çipat e ShBA-së dhe automjetet e Gjermanisë, 80% prej tyre janë për eksport. Edhe një numër i madh avionësh për pasagjerë të kompanive "Boeing" dhe "Airbus" janë për eksport. Në një artikull të gazetës zvicrane "Zurich Daily" u paraqit një pyetje: "A janë mbikapacitet eksportet nga vendet perëndimore ndaj Azisë? Nëse një vend prodhon vetëm për tregun e vetë, si të flasim për tregti?"
foto nga CFP
Ndoshta për të plotësuar të metat logjike, një pjesë e amerikanëve dhanë tjetër shpjegim: kapaciteti kinez i energjive të reja tejkalon edhe kërkesat globale. A është e vërtetë kjo? Në komentin e saj, CMG-ja i referohet të dhënave të llogaritura nga Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë: për realizimin e neutralizimit të karbonit, deri në vitin 2030 duhen 45 milionë automjete me energji të re në mbarë botën, ndërsa kërkesat për instalimet e shtuara fotovoltaike do të jenë 820 gigavatë, shifra këto janë përkatësisht 4.5 herë dhe 4 herë e atyre të vitit 2022.
Nga këto të dhëna del se kapaciateti prodhues i tanishëm, nuk mund të plotësojë dot kërkesat e tregut dhe veçanërisht vendeve në zhvillim, të cilat kanë kërkesa kolosale potenciale për produktet e energjive të reja, komentoi CMG-ja. Si tregu më i madh i energjive të përtëritshme dhe vendi më i madh në prodhimin e pajisjeve në këtë fushë, kapaciteti cilësor prodhues i Kinës nuk është i tepërt, por i nevojitet botës.
Nga ana tjetër, pikëpamja e palës amerikane bie ndesh dhe me teorinë e epërsisë krahasuese të ekonomisë perëndimore, të cilën ka ndjekur ShBA. Sipas kësaj teorie, nëse një vend mund të prodhojë ndonjë produkt me kosto më të ulët, vende të tjera duhet të mos vendosin pengesat doganore, por duhet të importojnë këtë produkt dhe njëkohësisht të eksportojnë produktet e veta me epërsinë krahasuese.
foto nga CFP
Epërsia krahasuese e produkteve kineze të energjive të reja, nuk mbështetet te subvensionet qeveritare, por tek inovacioni i pavarur i ndërmarrjeve, zinxhiri i përsosur industrial dhe furnizimi në vend, tregu super i madh deri te burimet e pasura njerëzore, analizon CMG në artikullin e saj. Në vend të përbaltjes së produkteve kineze të energjive të reja për "shtrëngimin e tregut global", pala amerikane më mirë të forcojë epërsinë e saj krahasuese, komentoi CMG.
Krahasë këtyre, një pjesë e amerikanëve e dënojnë industrinë kineze të energjive të reja, për goditjen ndaj ndërmarrjeve amerikane dhe punësimit të punëtorëve amerikanë. Ky është gabimi i tyre të katërt, vihet në dukje në komentin e CMG, që do të thotë, SHBA fajëson Kinën për "sëmundjet e veta".
Në një artikull të agjencisë "Bloomberg" vihet në dukje, duke iu referuar një raporti të Këshillit Global të Energjisë së Erës, se në centralet amerikane të erës, pothuajse çdo pjesë këmbimi e ndërlikuar pëson vështirësi në zinxhirin vendës të furnizimit. Ndërkohë, mungesa të tilla do të përhapen edhe në Evropë në dy vitet e ardhshme. Në këtë artikull të "Bloomberg" vihet në dukje se vetëm zinxhiri i furnizimit në Kinë, mund të sigurojë zhvillimin e pandërprerë të energjisë me erë.
Ky shembull tregon se ekziston problemi i brendshëm në industrinë e energjive të reja në ShBA dhe në vende të tjera perëndimore, komentoi CMG, duke shtuar se një pjesë e amerikanëve duhet të jenë të ndërgjegjshëm se pengimi i produkteve kineze të energjive të reja, me cilësi të mirë dhe me çmim të ulët, në tregun e vet, jo vetëm do të dëmtojë interesat e konsumatorëve, por do të kufizojë dhe tranzicionin e gjelbër dhe zhvillimin e industrive të reja në mbarë globin. (Wang Lei/ Elona)