Së shpejti krijohet Zona e Lirë Ekonomike në Kashar
2024-04-24 10:46:36

Ministri Blendi Gonxhja (Foto Facebook )

Nënshkrimi i marrëveshjes(Foto Facebook)

Zona e Lirë Ekonomike do të hapet mes Kasharit dhe Vaqarrit, ndërsa raportohet se ka rëndësi strategjike për bizneset e huaja që duan të investojnë në Tiranë, kryesisht në fushën e teknologjisë së informacionit, prodhimin e automjeteve dhe turizmit. Ministri i Ekonomisë Blendi Gonxhja dhe kryebashkiaku Erion Veliaj nënshkruan marrëveshjen e bashkëpunimit për Zonën e Teknologjisë dhe Zhvillimit Ekonomik që ndodhet mes Kasharit dhe Vaqarrit. Sipas planit të biznesit të ,TEDA TIRANË e konsideruar një park teknologjik, do të bëj bashkë në një zonë të vetme me në fokus industrinë e automobilave, por dhe atë të pajisjeve elektronike, farmaceutike, agropërpunuese dhe turizmin.

Blendi Gonxhja, ministër i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, nënvizoi se kjo zonë përfaqëson një nismë strategjike, që duhet të shërbejë si një katalizator inovacioni, investimesh dhe zhvillimi të qëndrueshëm.

“125 hektarë në pronësi të bashkisë Tiranë të cilën i jemi mirënjohës bashkisë tiranë që na e ka vënë në dispozicion dhe 9 hektarë në pronësi të shtetit dhe këtu kemi bërë një punë për të vënë në dispozicion sipërfaqe dhe asete që kanë qenë të fjetura dhe të pa shfrytëzuara në funksion të një gjeneratori ekonomik si ky që ne po inagurojmë sot. Kjo zonë përfaqëson një nismë strategjike që do shërbeje si një katalizator inovacioni investimesh, zhvillimi i qëndrushëm. Dhe nëpërmjet ofrimit të infrastrukturës moderne, ku ndihmon edhe Bashkia e Tiranës, ku natyrisht do ndihmojnë edhe aktorë të tjerë të lidhur me infrastrukturën dhe proceseve të thjeshta rregullatore, të lehtësuara dhe një mjedisi të favorshëm të biznesit, do të arrihet që të kemi një pol të prodhimit dhe të zhvillimit, që do të jetë një model në rajon dhe në të gjithë vendin.”- u shpreh Gonxhja.

Përfituesit do të jenë të gjithë sektorët pasi teknologjia gjen zbatim kudo.

“Sipërmarrjet që ne mendojmë që do të vijnë dhe ne do të duhet të punojmë që të vijnë dhe të ofrohen dhe të kontraktohen në këtë zonë të lirë në këtë park, të rëndësishëm janë ato të IST, ato të Information Comunication Teknology dhe të pajisjeve teknologjike dhe farmaceutike dhe njësi të tjera prodhuese dhe nuk përjashtohet automotivi dhe nuk përjashtohen një serë industrish apo teknologjish që do të bënin që të kishim një nivel shumë të lartë dhe cilësor të pagave, për ashkak se niveli profesional do të ishte i lartë. Me një vlerë investim prej 103 milion euro dhe një gjenerim rreth 7 mijë vende pune të cilat siç e thashë do të jenë vende pune cilësore dhe jo dosido. Ky zhvillim paralajmëron një epokë të re mundësish, ku sinergjia dhe bashkëpunimi mes nesh me politikat e duhura qeveritare dhe mirëadminitrimi i aseteve do ti sjellë një erë të re kryeqytetit sa i takon mirëqenies dhe zhvillimit por edhe gjithë vendit, për shkak se Tirana është në fakt motori kryesor ekonomik i gjithë vendit.”- u shpreh Ministri.

Gonxhja vlerwsoi bashkwpunimin me autoritet e tjera ndwrsa tha se puna pwr kwtw projekt sapo ka nisur.

“Nëse e nisim këtë rrugëtim transformues falënderoj edhe një herë dhe do doja ta thakesoja këtë gjë stafin ekipet dhe bashkinë Tiranë, pa diskutim për vizionin e kryetarit dhe të drejtimit të bashkisë tiranë të këshillit bashkiak, të gjithë pjesës vendimmarrëse por edhe bashkëpunimit dhe realizimit të kësaj aspirate tone. Na duhet të falënderojmë dhe një mirënjohje dhe për MIE-n për gatishmërinë dhe autoritetet e varësisë së saj që ndihmojnë në projekte por dhe ashk për punën dhe në regjistrimin kompleks të tokës në këtë zonë që nga aspekti hipotekor ishte i një rëndësie të veçantë. Unë i uroj të gjithëve në cilësinë e zhvilluesit ekonomik në këtë rast publik, bashkisë tiranë sukses, dhe them se këtu kam dhe drejtuesen e agjencisë sonë të investimeve, aida që është dhe agjencia që nxit dhe ndihmon dhe fton investimet e huaja, investimet në përgjithësi që duan të vijnë në Shqipëri që puna jonë këtu sot nuk ka përfunduar, ne me këtë firmë sa kemi filluar të çelim planin e ri të punës që duhet të kemi për të bërë të mundur që bashkë me bashkinë tiranë të jemi aktorë kryesor dhe të mos jemi indiferent dhe aspak në pozita pritëse, por të jemi aktor energjikë krahas bashkisë, pasi po nuk arritëm së bashku të shesim këtë mundësi të artë, në tregun e huaj, në të gjithë ato forume në gjithë ato zona ku ne komunikojmë dhe ku ne shpërndajmë informacionin, nuk do të kemi dot suksesin që dëshirojmë të kemi.”

Projekti TEDA(Foto probizz)

 Pas nënshkrimit të marrëveshjes, kryebashkiaku Erion Veliaj u shpreh se TEDA do të gjenerojë rreth 7 mijë vende të reja pune

“Europa nuk është një nocion abstract. Nuk vjen Zana e Malit që ta bëjë Shqipërinë si gjithë Europa. Por, çdo ditë duhet të bëjmë nga një copë të vogël të Shqipërisë si gjithë Europa. Një ditë duhet bërë Sheshi Skënderbej si gjithë Europa, një ditë Parku i Liqenit, një ditë Pazari i Ri, një ditë Kalaja e Tiranës; një ditë Bulevardi i Ri; një ditë Kopshti Zoologjik, dhe tani, më në fund, kemi edhe një zonë ekonomike si gjithë Europa. Dhe në këtë sens nëse e kuptojmë atë thirrje si një tullë të përditshme, si ajo copa e pazellit që duhet vendosur në vendin e vet atëherë besoj e kemi kuptuar thelbin e kësaj fabule të madhe një fabule që mban gjallë një komb të tërë në këtë proces. Mënyra më e mirë për t’ju përgjigjur jo vetëm negociatave, por edhe aspiratave, është që çdo ditë të bëjmë atë të voglën tonë. Sot skuadrat tona po bëjnë të voglën e tyre, që edhe ajo pjesë djerrë të bëhet një hapësirë evropiane.”-tha Veliaj

Aktualisht ka nisur puna për ndërtimin e kësaj qendre që do të quhet “TEDA Tirana”, me një sipërfaqe rreth 36 hektarë dhe kjo marrëveshje i hap rrugë edhe thirrjeve të para për bizneset që duan të aplikojnë për t’u bërë pjesë e zonës ekonomike.

“Në këtë sens kështu që po bëjmë një projekt një projekt që do t’i mbetet këtij qyteti dhe ndoshta do frymëzojë bashkitë e tjera që të bëjnë një zonë të lirë ekonomike. Duke qenë se po e shkelim ne të parët, do vëmë edhe sinjalistikë që, kushdo që ta shkelë pas nesh, të dijë ekzaktësisht hapat si bëhet dhe nesër të jetë një qytet tjetër që mund ta bëjë, si Durrësi, Elbasani, Korça, Vlora, etj, kështu që në këtë sens me zor pres ta fillojmë këtë projekt. Hapat janë këto, sot do nënshkruajmë marrëveshjen, i jemi përgjigjur këtij vizioni të qeverisë që ti lejojë dh ebashkive statusin e një operatori të lirë të zonës ekonomike. Përgjegjësitë nuk janë vetëm të MEKI-t, Blendit apo skuadrës së vet, por është përgjegjësi e disa ministrive duke filluar nga autoriteti i rrugëve që do të na duhet të na lidhë rrugët lidhëse me autostradën. Oshee me nivelin e caktuar të nivelit të caktuar të energjisë aty, kështu që shumë procese i kemi të lidhura me MIE-n. Do kemi gjithmonë nevojë për kolegët e ASHK-së do i falënderoj në një vend ku pronat janë krushqia më e ngatërruar në vend. Vlerësoj shumë faktin si ai që rri e heq kokrrat e zeza të orizit të panevojshme, ka qenë një punë shumë e dobishme por prapë do ketë nevojë nëse do ketë suksesin që ne parashikojmë dhe pastaj në finale nuk do gjykohemi sa i bukur është dhe renderi ndonjëherë dhe vepra publike që përfundon se sa renderi. Do gjykohemi nga vendet e punës, nëse ne kemi këtë ambicie për 7 mijë vende punë të mirëpaguara jo fasoneri.”- tha Veliaj.

Synimi i një parku teknologjik të tillë në planin e përgatitur përfshin prodhimin e një sërë produktesh të munguara për tregun por dhe nxitjen e prodhimit dhe për tregun ndërkombëtar duke rritur kështu konkurueshmërinë