Forcat detare 75 vjeçare të Kinës do të kontribuojnë më shumë për paqen botërore
2024-04-24 16:51:28

foto nga CFP

Aeroplanmbajtësja "Liaoning" e Kinës / foto nga CFP

Min Jiangtao, një oficer 34-vjeçar në nivelin e ulët të forcave detare të Kinës, ka qenë dëshmitar i lëshimit të tre aeroplanmbajtëseve kinezë: Liaoning, Shandong dhe Fujian. Gjatë dekadave të kaluara, Marina e Ushtrisë Çlirimtare Popullore Kineze (PLA) ka patur një zhvillim të qëndrueshëm, duke u rritur në një forcë strategjike të përbërë nga pesë shërbime, e armatosur me armë bërthamore dhe konvencionale. Ky është progresi i forcave detare të PLA-së, me rastin e 75 vjetorit të tyre.

E gatshme për t'u bërë një forcë detare e klasit botëror, Marina PLA është e vendosur të pajiset me aftësi për të përmbushur misionet dhe detyrat e saj në epokën e re, dhe të kontribuojë më shumë në ruajtjen e paqes në botë.

Forcat detare të Kinës ia detyrojnë zhvillimin e tyre paqes dhe shkojnë përtej kufijve kombëtarë për të ndihmuar në nxitjen e saj.

Anija spitalore kineze "Arka e Paqes", që mbërriti në Tonga më 28 korrik 2023/ foto nga CFP

Porti Ningbo-Zhoushan, një nyje tregtare në provincën Zhejiang të Kinës lindore, ka dëshmuar shumë nisje të anijes spitalore kineze "Arka e Paqes", në misionet e saj të ndryshme humanitare.

Që nga vënia në punë në vitin 2008, anija ka ofruar shërbime mjekësore për më shumë se 290 mijë pacientë nga 45 vende dhe rajone.

Si forca kryesore detare e vendit, Forcat Detare PLA luajnë një rol aktiv në çështjet publike detare, duke ruajtur paqen, qetësinë dhe rendin detar, duke ofruar vazhdimisht produkte të sigurisë publike për komunitetin ndërkombëtar.

Në prill 2023, forcat detare kineze morën pjesë në evakuimin e shtetasve kinezë nga Sudani, pas shpërthimit të konfliktit  të armatosur në këtë vend.

Ky ishte evakuimi i tretë jashtë shtetit i civilëve, i kryer nga forcat detare kineze në vitet e fundit, pas dy operacioneve të mëparshme në Libi dhe Jemen më 2011 dhe 2015.

Gjatë evakuimit të civilëve jashtë shtetit, forcat detare kineze treguan përkushtimin e tyre për ndihmën humanitare ndërkombëtare, duke ndihmuar qindra të huaj të largoheshin nga vendet e shkatërruara nga kriza.

Ushtarë të Forcave Detare të Kinës/ foto nga CFP

Gjatë viteve, forcat detare u kanë dhënë ndihma vendeve të tjera, duke përfshirë dërgimin e 960 tonë ujë të pijshëm në Maldive gjatë një krizë uji, shkaktuar nga një një incidenti zjarri më 2014 dhe lundrimin prej 5200 miljeve detare në ndihmë të Tonga më 2022, kur ky vend pësoi shpërthimin e vullkanit.

Anijet detare kineze kanë kryer operacione për mbrojtjen e anijeve në Gjirin e Adenit dhe në ujërat e Somalisë që nga dhjetori 2008.

Gjatë shumë viteve, 46 flota konsekutive me mbi 150 anije të forcave detare të PLA kanë marrë pjesë në këto veprime, duke mbrojtur mbi 7200 anije kineze e të huaja dhe duke shndërruar këtë zonë që dikur u quajt si "zona më e rrezikshme në botë" në "kanalin e artë ujor". (Wang Lei/ Elona)