Libraria "Forest Song" / foto nga Xinhua
Emri i saj në gjuhën kineze është "Feng Ru Song", në origjinal është emri i një toni poeme, që shpjegohet si dëgjimi i qetë erës teksa kalon nga pisha, duke përshkruar qëndrimin e urtë, gjendje kjo shumë e përshtatshme për lexim.
Terreni i vjetër i librarisë "Forest Song" / foto nga "Chinanews.com"
Libraria u krijua në vitin 1995, në jug të universitetit, nga pedagogu i filozofisë i Universitetit të Pekinit, Wang Wei. Ajo ka qenë e njohur për standardin e lartë të zgjedhjes së librave dhe atmosferën e theksuar akademike. Ka tërhequr shumë dijetarë të famshëm kinezë si fizikanti nobelist Yang Zhenning, ish/Drejtori i Bibliotekës Kombëtare të Kinës Ren Jiyu, profesori i Universitetit të Pekinit Ji Xianlin, filozofi Zhang Dainian etj. Si pionier në stilit të ri të librarive kinezë, ajo u quajt nga mediat si "Koordinata kulturore e Pekinit" dhe u konsiderua si biblioteka e dytë e Universitetit të Pekinit.
Prej vitit 2008, libraria u godit shumë nga librat elektronikë dhe libraritë e internetit. Ajo ndërpreu shërbimet deri në vitin 2011, për shkak të mungesës së terrenit të përshtatshëm.
Kësaj here, "Forest Song" rikthehet sërish nën vështrimin e publikut, pas 13 vjetësh.
Ding Yongxun është aktualisht menaxheri i librarisë. I diplomuar në Shkollën e Gazetarisë dhe të Komunikacionit të Universitetit të Pekinit, është gjithashtu klient i vjetër i kësaj librarie. Për këtë libradashës, rihapja e "Forest Song" nënkupton vijimësinë e një "ndjenjë poetike", frymë kjo vjen që nga një ligjëratë e filozofit gjerman Martin Heidegger, "Njerëz, ndjenjë në mënyrë poetike".
Libraria "Forest Song" /foto nga "Beijing Daily"
"Rihapet më në fund 'Forest Song'. Pasi mora vesh për rihapjen e librarisë, erdha posaçërisht." tha zonja Cai, që banon aty afër. Prej vitit 1997, Cai e kishte vizituar shpesh këtë librari, kur gjendej pranë portës jugore të Universitetit të Pekinit. Si kliente besnike e kësaj librarie, "Forest Song" i dikurshëm i ka lënë shumë kujtime të bukura. "Më pëlqen të vizitoj librarinë fizike. Veçanërisht era e librave dhe tingulli i lëvizjes së faqeve, janë të pazëvendësueshëm nga librat elektronikë."
Libraria "Forest Song" / foto nga CFP
Libraria "Forest Song" ka tre kate për shitjen e librave, gjithsej 100 metra katrore. Në katin e katërt gjenden kafenetë dhe sallat e leximit. Një libër me një gotë çaji ose një kafe në dorë dhe mund të lexosh tërë ditën. Këtu ka mbi 60 mijë libra, kryesisht të kategorive njerëzore dhe akademike, që synojnë edukimin liberal, shkencat natyrore, shkencat sociale, historinë, filozofinë, letërsinë, artet, ekonominë, biznesin, menaxhimin etj. Në librari gjenden edhe 12 ekspozita tematike të librave.Gjithashtu publikohet edhe lista e librave të rekomanduar.
Libraria "Forest Song" / foto nga "Beijing Daily"
"Shumë miq më pyesin pse merrem me një librari fizike në kohërat e sotme." Menaxheri Ding Yong Xun tha se vendimi për vijimin e markës së librarisë "Forest Song" erdhi nga dëshira e një të diplomuari të Universitetit të Pekinit për mirënjohjen ndaj shkollës nënë, si dhe mendimi i thjeshtë që "një universitet i mirë duhet të ketë një librari të mirë afër". Njëkohësisht, jemi të ndërgjegjshëm se leximi njerëzor e akademik, ka vlera të mëdha për pjekjen e një personi dhe rritjen profesionale.
Ding Yongxun, menaxheri i Librarisë "Forest Song" / foto nga Xinhua
Ding tha se libraria fizike ka ende vlerën e saj sot. Sipas tij, "Forest Song" do të zgjedhë librat më mira, do të rekomandojë sistematikisht lexime, dhe do të krijojë një hapësire, ku sa më shumë njerëz të takohen me libra të mirë. "Do të përpiqemi të shfrytëzojmë edhe platformat që pëlqejnë lexuesve të rinj për rekomandimin, ndarjen dhe përhapjen e librave," shtoi ai.
"Edhe sikur të rinjtë të vijnë këtu vetëm për të lexuar, për vizitë turistike apo për postime në rrjetet social, janë klientë që ne do t'u shërbejmë." tha Ding. Sipas tij, kthimi në një pikë turistike, nuk është një objektiv i lehtë për t'u realizuar. (Wang Lei/ Elona)