Jurgen Uldedaj (Foto Sfidanti Sportiv)
Boksieri shqiptar Jurgen Uldedaj triumfoi mbrëmjen e së dielës në BMW Park në Mynih, duke fituar titullin kampion në “WBA Continental Europe” në kategorinë Cruser.
Në një duel emocionues, Uldedaj mposhti boshnjakun Damir Beljo me pikë pas 10 raundesh, para një audience të mbushur me adhurues boksi dhe duke bërë krenarë të gjithë shqiptarët.
26-vjeçari Uldedaj, me një rekord prej 17 fitoreve dhe një humbje në karrierën e tij, tregoi një qëndrueshmëri të jashtëzakonshme dhe një nivel të lartë performance.
Ai siguroi titullin e “WBA Continental Europe” dhe lënë gjurmë në historinë e boksit shqiptar.
Kryeministri Edi Rama ka reaguar në rrjetet sociale duke e uruar boksierin shqiptar.
"Bravo kampion.!Jurgen Uldedaj shpallet kampion i Europës në “WBA Continental”, shprehet Rama në një postim në rrjetet sociale.