foto nga CFP
Vitet e fundit, industria e gjelbër dhe me karbonin e ulët ka pasur një zhvillim të vrullshëm në Kinë, duke dhënë më shumë kontribut për rritjen ekonomike.
Kina ka shpejtuar hapat për krijimin e sistemit industrial të gjelbër dhe me karbonin e ulët. Deri më 2023, në Kinë ka 5059 fabrika të gjelbra në rang kombëtar, 371 parqe industriale të gjelbra dhe mbi 600 ndërmarrje për menaxhimin e zinxhirit të gjelbër të furnizimit. Është fuqizuar dukshëm aftësia inovative në teknologjinë e gjelbër dhe me karbonin e ulët. Nga viti 2011 deri në vitin 2020, numri i aplikimeve për patentë të paraqitura nga Kina, për shpikje teknologjike të lidhura me mjedisin, ishte afër 60% e totalit botëror, duke e bërë atë vendin më aktiv në inovacionin e teknologjisë mjedisore.
Krahas këtyre, prodhimi i produkteve të gjelbra dhe me karbon të ulët dëshmoi rritje të jashtëzakonshme. Në vitin 2023, prodhimi i të ashtuquajturave "tre produkte të reja" – automjetet elektrike, qelizat diellore dhe bateritë litium-jon për automobila – u rrit përkatësisht me 30.3%, 54% dhe 22.8% në krahasim me ai i vitit 2022. Prodhimi i produkteve të energjisë së gjelbër si gjeneratorët hidroelektrikë, turbinat e erës dhe shtyllat e karikimit u rrit përkatësisht me 35.3%, 28.7% dhe 36.9% në krahasim me një vit më parë, të gjitha dukshëm më të larta se norma e rritjes ekonomike. Pesha specifike e industrisë së gjelbër dhe karbon të ulët, vazhdoi të rritej kundrejt makroekonomisë së vendit.
foto nga CFP
Që nga viti 2012, Kina ka regjistruar një rritje mesatare vjetore ekonomike prej 6.6%, me një rritje vjetore prej 3% të konsumit të energjisë, duke rezultuar në një rënie prej 26.4% të konsumit të energjisë për njësi të PBB-së. Kjo përkthehet në kursimin e 1.4 miliardë tonëve qymyr standard, dhe reduktimin e shkarkimeve prej 2.94 miliardë tonë dioksid karboni, duke e bërë Kinën një nga liderët globalë në reduktimin e intensitetit të energjisë.
Ndërsa fokusohet në transformimin e saj të gjelbër dhe me karbon të ulët, Kina ka mbajtur një qëndrim të hapur në bashkëpunimin e gjerë ndërkombëtar, duke ndarë arritjet e saj në zhvillimin e gjelbër dhe me karbon të ulët me botën, dhe duke nxitur në mënyrë aktive partneritetet ndërkombëtare, në ruajtjen e burimeve dhe mbrojtjen ekologjike dhe mjedisore, që t'u japë mundësi vendeve të ndryshme për rritje reciproke dhe prosperitet të përbashkët.
foto nga CFP
Kina ka nisur 10 zona demonstrimi me karbon të ulët dhe 100 projekte për zbutjen dhe përshtatjen e ndryshimeve klimatike në vendet në zhvillim. Ka zbatuar më shumë se 200 projekte, për të ndihmuar vendet e huaja në trajtimin e sfidave të ndryshimeve klimatike. Ajo nisi Koalicionin Ndërkombëtar të Zhvillimit të Gjelbër në kornizën e nismës "Një brez, një rrugë", krijoi Platformën e të Dhënave të Mëdha Mjedisore dhe përgatiti mbi 3000 talente të zhvillimit të gjelbër, për më shumë se 120 vende pjesëmarrëse.
Produktet kineze fotovoltaike dhe të energjisë me erë janë eksportuar në mbi 200 vende e rajone të botës, duke pakësuar shkarkimin e karbonit prej afro 573 milionë tonë për vende të tjera. Vëllimi i përgjithshëm i pakësimit të shkarkimit të karbonit kaloi 2.8 miliardë tonë, duke zërë 41% të vëllimiit global të pakësimit të shkarkimit ndërmjet energjive të përtëritshme gjatë të të njëjtës periudhe.
Sipas raportit të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë, gjatë dhjetë vjetëve të kaluar, kostoja mesatare për kilovat-orë e projekteve të prodhimit të energjisë së erës dhe energjisë fotovoltaike në mbarë botën, u ul përkatësisht mbi 60% dhe 80% në përgjithësi. Një pjesë e konsiderueshme e këtyre rezultateve vjen nga inovacioni, manifaktura dhe projektet inxhinierike të Kinës. (Wang Lei/ Elona)