Lehtësi fiskale për të rinjtë dhe prindërit me fëmijë nën 18 vjeç
2024-04-22 11:34:14

Përveç rritjes së pagave për mësuesit dhe bluzat e bardha, së shpejti do të prezantohet një paketë me lehtësi fiskale për të rinjtë dhe për familjet që kanë fëmijë të mitur. Ministri i Financave Ervin Mete, njoftoi se barra tatimore për të punësuarit deri në 29 vjeç dhe prindërit që kanë fëmijë nën 18 vjeç do të paguajnë më pak taksa. Nisma e re e qeverisë, e prezantuar nga ministri i Financave Ervin Mete synon të tatojë më pak pagat e tyre.

Ministri Ervin Mete (TFoto Gazeta sot)

Ministri Ervin Mete (TFoto Gazeta sot)

“Një nga ato që po diskutojmë dhe tani jemi në një moment të mirë ekonomik, që ta përkthejmë edhe në rishpërndarje dhe mirëqenie të shtuar për qytetarët, një nga lehtësimet e taksave që po diskutojmë është që të kemi dy lehtësime të targetuara për të rinjtë dhe fëmijët, që do të thotë, po e ndaj me ju tani dhe besoj do të materializohet shumë shpejt, nëse një i ri deri në moshën 29 vjeç do të punësohet ne do t’i lejojmë që të ketë zbritje nga detyrimi tatimor, vetëm për shkak të moshës, në mënyrë që të nxisim punësimin e tyre, ashtu siç do të lejojmë zbritje të posaçme nga detyrimi tatimor për fëmijët në kujdestari nën moshën 18 vjeç, sepse sigurisht që dikush që merr të ardhura dhe ka 1, apo dy fëmijë në ngarkim, nuk është në të njëjtat pozita me dikë që i merr ato të ardhura dhe nuk ka fëmijë në ngarkim.”-u shpreh Mete.

Qeveria, sipas ministrit ka në fokus mbështetjen e të rinjve.

“ Ajo që po them është që ne sigurisht kemi vëmendje të posaçme tek të rinjtë dhe tek fëmijët sepse siç e thashë dhe për shkak të zhvillimeve demografike është e domosdoshme që të kemi këtë vëmendje por këshilla ime duhet të ishte investimi më i mirë që mund të bëni jo vetëm financiar, është te investoni tek vetja dhe të pyesni sa më tepër siç pyesni juve, sepse kjo do të bëjë që ju të jeni të suksesshëm nesër.”- tha Mete.

Ministri i Financave ,Mete tregoi edhe se sa dhe kur do të rriten pagat për mësuesit, infermierët, mjekët dhe pjesën tjetër të administratës publike.

“Ashtu siç për ne investimi tek kapitali njerëzor vecanërisht tek të rinjtë, sot edhe me këto zhvillimet demokratike është kyç dhe kryesor. Me rritjen e pagave që do bëhet në qershor, sektori i arsimit merr mbështetjen më të madhe nga të gjithë sektorët e tjerë, për ta materializuar vitin e ardhshëm me afro 110 milion euro që shkojnë vetëm për pagat në sistemin arsimor. Rritja akumulative vetëm në 2 vitet e fundit shkon nga 35% deri në 60% për mësuesit. Sigurisht që kjo përkthehet në një edukim më cilësor që është investim për ne në kapitalin njerëzor të të rinjve dhe të qytetarëve të ardhshëm nesër të Shqipërisë.”

Të rinjve u bëri thirrje që të edukohen me pjesën e menaxhimit financiar, sado qoftë portofoli pasi kultura në këtë drejtim nis që në hershmëri.

Paga (Foto vizion plus)

Paga (Foto vizion plus)

“Në thelb, pavarësisht madhësisë së portofolit, apo të funksioneve, kur vjen puna tek menaxhimi financiar, konceptet mbi të cilat ai bazohet janë të njëjta dhe kuptueshmëria qoftë edhe në nivel bazik, apo të thjeshtuar e këtyre koncepteve ndihmon si për menaxhimin e një portofoli të vogël, të mesëm, apo qoftë ai edhe në përmasat e buxhetit të shtetit. Mendoj që është kyçe që që në moshë të hershme për sa kohë po bisedojmë për mbrojtjen e të rinjve dhe të investimeve të tyre në të ardhmen është e domosdoshme që në moshë të hershme që këto koncepte të menaxhimit financiar, apo të edukimit financiar në përgjithësi të përqafohen prej tyre apo të përfshihen në kurrikulat dhe në aktivitetet e tyre, siç është dhe ky i sotmi, në mënyrë që të munden nesër të marrin vendimet e duhura, qoftë sa i përket portofoleve të tyre, qoftë dhe investimeve të tyre, sepse në fund buxheti, kursimet, shpenzimet, kredia, interesi detyrimet që merr përsipër bazohen siç e thashë në koncepte të njëjta dhe që një kuptueshmëri qoftë dhe e thjeshtuar e tyre ndihmon.”

Mete tha se të mirinformuar të rinjtë duhet të jenë edhe për rreziqet që na kanosen në botën digjitale.

“Sot ne jetojmë në një botë të digjitalizuar, ku informacioni lëviz shumë shpejt, po edhe dizinformimi lëviz shumë shpejt dhe mundet që nëse ti nuk krijon një mburojë personale, përtej asaj mburoje që krijojnë institucionet që kanë detyrën rregullatore, mbikëqyrëse apo politikbërëse në këtë drejtim, mundet që të dizinformohesh dhe të marrësh vendime që nuk bazohen në informacione të vërteta, sepse ndonjëherë ato që lexojnë janë “to good to be true” për ta thënë në anglisht dhe nëse janë të tilla, pra nëse janë edhe më të mira seç realisht  mund të jenë të vërteta gjasat janë që ka diçka që nuk shkon.”

Mburoja në cdo hap të transaksioneve online është mjaft e rëndësishme tha Ministri Mete.

“Nga ana tjetër edhe shpenzimi sot nëpërmjet kanaleve digjitale apo investimi nëpërmjet kanaleve digjitale është si të kesh shtuar tepër që do të thotë se nëse nuk krijojnë mburojën personale bazuar mbi edukimin financiar apo bazuar në konceptet bazike të edukimit financiar, gjasat janë që mund të rrëshqasin në vendime jo të drejta. Mbaj mend kur ishim të angazhuar te AMF, që organizonim konkurse për investime në bursë të të rinjve që vinin nga universitet dhe që ishin shumë edukuese, mendoj unë sepse ishin praktike për studentët. Dhe në këtë sens, ne jemi në një diskutim prej kohësh me BSH me AMF me Ministrinë e Arsimit për një Strategji Kombëtare të Edukimit Financiar dhe për aktivitete, dhe evente që guvernatori do ti përmend gjithashtu në koordinimm edhe me operatorët e sistemit financiar, bankat apo kompanitë e sigurimeve, fondet e pensioneve, në mënyrë që të ketë sa më tepër informacion. “

Të rinjvë i bëhët thirrje që të tregojnë kujdes për investimin personal.

“Por është përfshirja individuale për ta përthithur këtë informacion dhe pastaj vënë në përdorim ajo që është shumë e rëndësishme dhe doja të përçoja si mesazh sepse në terma investimi, nuk është vetëm investimi financiar ai që në këtë kontekst është i rëndësishëm, por është dhe investimi personal dhe investimi në dije dhe investimi në kuptueshmërinë e termave e financës apo në konceptet bazike dhe si ato mund të prekin është një investim që unë do ta nxisja te të gjithë rinjtë se askush nuk mund të ta marrë, pra “take avvay” dhe që të shoqëron e të ndihmon nesër për marrjen e vendimeve të duhura. Ashtu siç është dhe prezenca sot këtu një formë investimi për të na dëgjuar në ato që gjëra që mund të themi ne dhe besoj që mund të ju vlejnë.”

Të rinjtë në punë (Foto Monitor)

Të rinjtë në punë (Foto Monitor)

Mete bën thirrje që të rinjtë të jenë kërkues në informacione për cdo veprim që kryejnë.

“Po ndaloj këtu në mënyrë që të rikthehem kur kanë pyetje. Sepse është e provuar po të qëndrojmë tek edukimi financiar sepse edukimi financiar apo informacioni që ti merr mbi një investim është më efektiv “at the point of sale”. Pra kur je duke bërë një transaksion, pra atë transaksion apo vendimmarrje mos hezito të marrësh gjithë informacionin para se të marrësh vendimin. Sepse ndonjëherë hezitojmë duke qenë se mendojmë se ndoshta nuk e kuptojmë plotësisht apo është e komplikuar, por po kthehem tek ajo që thashë në fillim, të gjitha vendimmarrjet bazohen mbi logjikë dhe informacione bazike, pavarësisht natyrës së transaksionit. Përpiquni ta kuptoni plotësisht përpara se të investoni. Po e ritheksoj dhe e thashë më herët që investimi kryesor është investimi tek vetja. “