Merita Muçaj është profesioniste e etikës dhe sjelljes së mirë në shoqëri. Në këtë intervistë, ajo shpjegon se sjellja e mirë është ajo që nxit harmoni dhe respekt për të gjithë, duke vendosur kufij që të dyja palët janë të kënaqura. Gjithashtu, ajo thekson se vlerat dhe etika mund të promovohen nëpërmjet libave, videove, dhe rrjeteve sociale. Nëse ka konflikte etike, Merita sugjeron që një vetëreflektim i sinqertë dhe zgjidhje përgjegjshme janë thelbësore për të promovuar një mjedis të respektuar dhe të drejtë për të gjithë. Për të promovuar ndërgjegjësimin etik dhe vlerat njerëzore në jetën e përditshme dhe në marrëdhëniet me të tjerët, ajo sugjeron që duhet të kemi një qëndrim të përgjegjshëm dhe të fokusohemi në sjelljen etike jo vetëm në punë, por edhe në jetën sociale dhe në raportet me familjen dhe miqtë. Në këtë mënyrë, ajo beson se mund të ndërtojmë një shoqëri më të përparuar dhe të përfshirë.
CMG: Si mund të ndërthuren parimet dhe vlerat e sjelljes së mirë në ambiente të ndryshme të jetës, si në familje, në punë, në shoqëri?
Merita Muçaj: Fillimisht unë do të doja që të theksoja se një sjellje e mirë është ajo sjellje që nuk cënon askënd dhe mbi të gjitha i bën të gjithë të ndihen mirë. Për më tepër një sjellje e mirë është një sjellje që vendos kufij dhe të dyja palët janë të kënaqura dhe kjo nxit një person që të jetë konsistent dhe nuk do të duhet të ndryshojë sjelljen e vet.
CMG: Cilat janë tiparet kryesore të shqiptarëve, që i dallon ata nga shtetas të tjerë, dhe si mund të promovojmë këto tipare nëpërmjet sjelljes sonë?Merita Muçaj: Nuk është se kam njohur shumë të huaj që të bëj një krahasim por unë nuk besoj që njerëzit mund të vlerësohen vetëm në bazë të kombit. Njerëzit e lexuar dhe të mësuar janë kudo njësoj dhe këta njerëz janë gjithnjë më afër dijes dhe e duan më shumë jetën dhe janë gjithnjë më komunikues në krahasim me njerëzit që janë më të mbyllur. Ndaj duhet të kemi më shumë dëshirë për të ndërmarrë gjithnjë përsipër ide dhe projekte të reja për t’iu përqasur shoqërisë. Vlerat promovohen në vendin tonë shumë bukur përmes rrugëve të zakonshme siç është arti, kulinaria dhe çdo aspekt tjetër por së fundmi këto vlera po marrin karakter edhe përmes rrjeteve sociale duke promovuar dhe nxjerrë në pah të gjitha aspektet pozitive të jetës sonë.CMG: Cilat janë librat ose burimet që na ndihmojnë në kultivimin e vlerave dhe etikës së sjelljes? A ka rekomandime për tekste specifike që na ndihmojnë të orientohemi drejt korigjimit të vetvetes dhe sjelljes së mirë në shoqëri?
Merita Muçaj: Nuk ka vetëm libra, sot ka shumë mënyra që mund të marrësh dije në çdo lloj drejtimi. Ka video frymëzuese dhe instruktuese, ka filma, audiobook. Pra, ka pafund mënyra se si mund të mësosh në lidhje me diçka që dëshrion të mësosh apo kultivosh. E njëjta gjë vlen edhe në ambientin e punës edhe të familjes në çdo aspekt njeriu duhet të ketë dëshirën për të marrë dije në çdo formë.
CMG: Si mund të identifikojmë dhe trajtojmë konfliktet etike në marrëdhëniet personale dhe profesionale për të promovuar një mjedis të respektuar dhe të drejtë për të gjithë?
Merita Muçaj: Ne kemi shpesh dilema vlerash brenda nesh që na duhet të kuptojmë se çfrarë është e drejtë apo çfarë na bën të ndihemi mirë dhe të qetë dhe dilemat dhe konfliketet janë menjherë të dukeshme. Janë situatë që dyshon tek vetja, dhe pikerisht në atë moment kur ti i bën pyetje vetes nëse ndodhesh apo jo në situatën e duhur sapo ke identifikuar një konflikt i cili kërkon zgjidhje. Në marrëdhënie personale ka nuanca të tjera sepse futen në lojë edhe emocionet por e kundërta ndodh në punë sepse nuk ke njohuri për ata njerëz dhe janë të gjithë të ndryshëm.
CMG: Cilat janë disa strategji praktike për të promovuar ndërgjegjësimin etik dhe vlerat njerëzore në jetën tonë të përditshme dhe në marrëdhëniet me të tjerët?Merita Muçaj: Unë nuk besoj që në një masë të gjerë bërja e e një strategjie të tillë është pjesë e rutinës. Përveç punës që bëjmë ne është shumë e rëndësishme që edhe vetë jeta sociale, insitucionet, vendet ku ne takohemi me miq, familja, organizata dhe kudo ku ne shkelim duhet të jenë të gjitha me fokus të promovimin e etikës. Në këto ambiente duhet të kenë një strategji se si qytetarët mund të jenë më etikë gjatë bashkëjetesës.
CMG: Ju jeni dretjuese prej vitesh sa e vështirë është të gjeni staf të komunikueshem dhe etik?
Merita Muçaj: Aftësitë e komunikimit janë përmirësuar kohët e fundit. Rrjetet sociale kanë nxjerrë në pah këtë aspekt pozitiv që vajzat dhe djemtë e rinj të kenë më shumë mundësi për të punuar dhe për të komunikuar siç duhet të ambientin e punës. Kanë filluar të mësojnë se si të sillen. Kemi patjetër probleme por që shihet një përmirësim i dukshëm. Nuk jemi kurrë perfektë dhe të gjithë mund të bëjmë gabime në komunikim por e rëndësishme është të kuptojmë se etika është thelbi i çdo gjëje.
CMG: Çfarë këshille do t’i jepje të rinjve në lidhje me etiken?
Merita Muçaj: Etika është shumë e lidhur me personalitetin e njeriut dhe është ajo që shpesh e themi ‘të bëjmë gjënë e duhur kur askush nuk është duke të parë’. Nga një komunikim i mirë askush nuk cënohet dhe kjo e bën një njeri të moralshëm.
Intervisoi: Megi Latifi