Kryeministri kinez i kërkon Panairit të Kantonit që t'i shërbejë më mirë hapjes
2024-04-19 14:42:09

Foto nga CFP

Foto nga CFP

Panairi i importit dhe eksportit të Kinës, i njohur gjithashtu si Panairi i Kantonit, duhet të luajë një rol më të madh në zgjerimin e hapjes së nivelit të lartë të Kinës dhe promovimin e ndërtimit të një ekonomie të hapur botërore, tha të enjten Kryeministri Li Qiang. 

Li i bëri komentet teksa vizitoi një ekspozitë mbi historinë e Panairit të Kantonit në Guangzhou, Provinca Guangdong e Kinës jugore.

Ai vizitoi gjithashtu stendat e kompanive të shumta në edicionin e 135-të të Panairit të Kantonit, që filloi të hënën. 

Li inkurajoi kompanitë që të përmirësojnë vazhdimisht aftësitë e tyre kërkimore e zhvillimore dhe të përpiqen për transformimin dixhital, inteligjent dhe të gjelbër.

Në një simpozium me përfaqësues të firmave pjesëmarrëse në Panairin e Kantonit, Li shprehu besimin se ndërmarrjet e orientuara drejt tregtisë së jashtme, do të bëjnë më shumë përpjekje për të eksploruar tregun ndërkombëtar, për të rritur cilësinë dhe vlerën e shtuar të produkteve të tyre, dhe për të marrë pjesë në formulimin e standardeve ndërkombëtare.