Kina e zhgënjyer për veton e SHBA-së mbi anëtarësimin e Palestinës në OKB
2024-04-19 13:22:48

Më 18 prill, për shkak të votës veto të SHBA-së, projekt-rezoluta për t'i rekomanduar Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së pranimin e anëtarësimit të plotë të Palestinës, dështoi të miratohej në Këshillin e Sigurimit.

Foto:VCG

Përfaqësuesi i përhershëm i Kinës në OKB, z. Fu Cong(Foto:VCG)

Lidhur me këtë, z.Fu Cong, Përfaqësuesi i Përhershëm i Kinës në Kombet e Bashkuara, pas votimit u shpreh se ishte një ditë e trishtuar. Për shkak të vetos së Shteteve të Bashkuara, aplikimi i Palestinës si anëtare me të drejta të plota në OKB u refuzua, duke thyer pa mëshirë ëndrrën prej disa dekadash të popullit palestinez. “Kina është shumë e zhgënjyer për vendimin e SHBA-së”, tha z.Fu.

Ai vuri në dukje se krijimi i një vendi të pavarur, ka qenë prej kohësh dëshira e popullit palestinez, ndaj anëtarësimi zyrtar në Kombet e Bashkuara është një hap kyç në këtë proces historik. Palestina dorëzoi aplikimin që në vitin 2011. Trembëdhjetë vjet janë shumë, por vendet përkatëse ende ankohen se janë të pamjaftueshme dhe nuk duhet vepruar me nxitim. “Deklarata të tilla janë të pasinqerta. Tani është koha më urgjente se kurrë, për të pranuar Palestinën si anëtare me të drejta të plota në OKB” shtoi përfaqësuesi kinez.

Foto:VCG

Mbledhje e Këshillit të Sigurimit të OKB-së(Foto:VCG)

Ai theksoi se krijimi i një shteti të pavarur është një e drejtë kombëtare e popullit palestinez, e cila nuk mund të hiqet, dyshohet ose tregëtohet. Në kohën kur Izraeli e refuzon gjithnjë e më qartë "zgjidhjen me dy shtete", pranimi i shtetit palestinez nga Kombet e Bashkuara si një vend anëtar, do t'i lejojë Palestinës të gëzojë status të barabartë me Izraelin. Do të ndihmojë në krijimin e kushteve për rifillimin e negociatave palestinezo-izraelite.Të gjitha vendet që mbështesin sinqerisht "zgjidhjen me dy shtete" nuk duhet ta kundërshtojnë anëtarësimin zyrtar të Palestinës në OKB.

Foto:VCG

Gazë pas sulmit(Foto:VCG)

Gjithashtu Z.Fu shtoi se "besojmë që një ditë Palestina do të gëzojë të njëjtat të drejta, si të gjitha shtetet e tjera anëtare në OKB. Si dy vende, Palestina dhe Izraeli mund të jetojnë krah për krah. Për arritjen sa më të shpejtë të kësaj dite, Kina do të vazhdojë të bëjë përpjekje të pandërprera dhe të luajë një rol konstruktiv”.(Zhang Yan/Elona)