Ministria: Kina ka më shumë se 4 500 kompani të AI-së
2024-04-19 20:51:08

Një linjë prodhimi ku përdoret AI në një kompani në qytetin Xinyu të provincës Jiangxi të Kinës Lindore, 7 shkurt 2023. /CFP

Numri i kompanive të inteligjencës artificiale (AI) në Kinë i ka tejkaluar 4 500, tha të enjten Ministria e Industrisë dhe e Teknologjisë së Informacionit (MIIT).

AI, një teknologji strategjike që udhëheq një raund të ri të revolucionit shkencor e teknologjik dhe të transformimit industrial, është një forcë e rëndësishme lëvizëse për industrializimin e ri.

Me fokus në teknologjitë themelore të modeleve të mëdha si algoritmet dhe fuqia kompjuterike, Kina planifikon të përshpejtojë përparimet në teknologjitë dhe produktet themelore, duke përfshirë mikroçipat inteligjentë, algoritmet dhe kornizat e modeleve të mëdha, tha zëdhënësi i MIIT-it Tao Qing.

foto nga CFP

foto nga CFP

Zëdhënësi theksoi se në hapin e ardhshëm, Kina do të përmirësojë funksionimin dhe menaxhimin e ofertës së fuqisë kompjuterike për prodhim, do të udhëzojë ndërmarrjet për të përshpejtuar krijimin e modeleve të përgjithshme të mëdha me konkurrueshmëri globale dhe do të kultivojë modele të mëdha industriale për skenarët e prodhimit, në përpjekje për të ndërtuar një bazë të dhënash industriale të nivelit të lartë dhe për të stimuluar vlerën e të dhënave industriale.

Veprime të veçanta do të zbatohen në industritë kryesore që kanë një ndikim të rëndësishëm në ekonominë kombëtare me forcë të madhe drejtuese e një themel të mirë digjital, për të mundësuar industrializimin e ri të AI-së, u shpreh zëdhënësi.

“Ne duhet të thellojmë integrimin e teknologjive të AI-së në të gjithë procesin e prodhimit dhe të rrisim ndjeshëm nivelin e operacioneve inteligjente në kërkimin dhe zhvillimin, prodhimin pilot, manifakturë, shërbime, menaxhim dhe sektorë të tjerë”, tha Tao.