15 filma në konkurrim për çmimet Tiantan në Festivalin e Filmit të Pekinit 2024
2024-04-19 14:30:09

15 filma nga e gjithë bota, po konkurrojnë për çmimet Tiantan në Festivalin e 14-të Ndërkombëtar të Filmit në Pekin (BJIFF), i cili do të zhvillohet nga 18 deri më 26 prill. 

Festivali, i organizuar nga China Media Group (CMG) dhe qeveria e Pekinit, përmban rreth 100 evente për adhuruesit e filmit, si forume, shfaqje në rrugë dhe masterklasa.

Ceremonia e hapjes, një gala prej dy orësh, u mbajt në Qendrën Ndërkombëtare të Konventave dhe Ekspozitave të Liqenit Yanqi të Pekinit, në distriktin Huairou. 

Gjatë ceremonisë, Shen Haixiong, President i CMG dhe Kryetar i Komitetit Organizues të Festivalit, shprehu respektin dhe urimet më të mira për industrinë e filmit.

Komiteti i jurisë do të zgjedhë fituesit e 10 çmimeve, bazuar në thellësinë e tyre, artin dhe apelin publik. Fituesit do të shpallen në ceremoninë e mbylljes së festivalit. 

Festivali do të shfaqë gjithashtu mbi 250 filma me cilësi të lartë, në 27 kinema në Pekin, Tianjin dhe Hebei.

Brazili është vendi mysafir i festivalit të këtij viti. Një event i dedikuar do të mbahet për filmat brazilianë. Regjisori i njohur Carlos Saldanha po merr pjesë në festival, si anëtar i komisionit të jurisë për çmimet Tiantan.