FMN, Ekonomia globale do të ecë përpara, por nuk do të vrapojë në vitin 2024
2024-04-18 12:00:02

Ekonomia globale po ecën përpara. Ndërkohë, ekspertët paralajmërojnë se ajo s'do të ketë ndonjë rekord rritjeje, edhe pse jemi ne një vit olimpik.

Foto:VCG

Foto:VCG

Fondi Monetar Ndërkombëtar publikoi të martën një raport, sipas të cilit, prodhimi ekonomik do të rritet me 3.2%. PBB-ja botërore do të rritet me të njëjtën përmasë si vitin e kaluar dhe  në vitin 2025  situata do të vijojë po njësoj.

Kjo shifër është ndjeshëm më ulët se niveli mesatar i dy dekadave të fundit, kur rritja e PBB-së botërore 2000-2019 ishte pak më e ulët se 4%.

FMN-ja vuri në dukje politikën monetare kufizuese, duke thënë se shumë vende po përdorin ende norma të larta interesi për të luftuar inflacionin. Normat e larta e bëjnë më të shtrenjtë marrjen e huave. Kjo mund të reduktojë shpenzimet, duke vënë frenat mbi inflacionin.

Inflacioni i çmimeve të konsumit arriti mesatarisht 8.7% në vitin 2022, kur shumë vende u tronditën nga kriza e kostos së jetesës. Vitin e kaluar ra vetëm nën 7% dhe këtë vit duket se do të bjerë në 5.9%.

Foto:VCG

Foto:VCG

Por duket se beteja ende nuk ka mbaruar, me bankat qendrore në SHBA dhe Evropë që vazhdojnë t'i përmbahen uljes së normave. FMN-ja deklaroi në raport, se rritja mund të ndjehet kur vendet përpiqen të menaxhojnë kërcënimin e rritjes së çmimeve. Ai gjithashtu paralajmëroi se inflacioni nuk është problemi i vetëm, pasi shumë vende po përpiqen gjithashtu të ngrenë nivelet e prodhimit.

Gjithsesi, parashikimet e fundit sugjerojnë se India do të regjistrojë një rritje prej 6.8% në vitin 2024. Ndërkohë, ekonomia e Kinës, do të rritet me 4.6%.

Ekonomia amerikane duket e vendosur për një rritje relativisht të fuqishme, me një parashikim prej 2.7%. Ndërkohë Evropa po përballet me trysni. Në përgjithësi, ekonomitë e Eurozonës do të rriten më pak se 1%, para se t'i rikthehen rritjes prej 1.5% vitin e ardhshëm.

Njëkohësisht, vëllimet e tregtisë globale janë në rritje, edhe pse sulmet ndaj anijeve në Detin e Kuq shkaktuan disa shqetësime në zinxhirin e furnizimit. FMN-ja pret që shifrat e tregtisë të rriten përkatësisht 3% e 3.3%  këtë vit dhe vitin tjetër.

Foto:VCG

Foto:VCG

Por gjithsesi ka kërcënime. Numri i kufizimeve të tregtisë ndërkufitare u rrit në 3,000 vitin e kaluar - gati i trefishuar me nivelin e vitin 2019. Shumë vende po zgjedhin të bëjnë biznes me fqinjët ose aleatët e tyre, një prirje e njohur si "mbrojtja e miqve". FMN-ja thotë se ka konflikte gjeopolitike në rritje, veçanërisht që nga fillimi i krizës në Ukrainë, shkurtin e vitit 2022.

Megjithatë, raporti e bën të qartë se pavarësisht këtyre pengesave, ekonomia globale po shkon në drejtimin e duhur. PBB-ja botërore u tkurr me më shumë se 3% gjatë 2020, kur pandemia COVID-19 zhduku triliona dollarë prodhim ekonomik. Në këtë kontekst, çdo rritje është një rritje e mirë. Por problem mbetet shpejtësia e rritjes, sepse tani për tani, është padyshim i ngadaltë.(Zhang Yan/Elona)