Shtetet e Bashkuara i kthejnë Kinës 38 objekte kulturore
2024-04-18 16:13:52

Foto nga CFP

Të mërkurën SHBA i ktheu Kinës 38 objekte kulturore kineze.

Zyra e Prokurorit të Manhatanit, ia dorëzoi objektet kulturore një delegacioni nga Administrata Kombëtare e Trashëgimisë Kulturore të Kinës, gjatë një ceremonie në Konsullatën e Kinës në Nju Jork. 

Bazuar në vlerësimin paraprak, ekspertët thanë se shumica e objekteve janë relike kulturore budiste tibetiane nga Kina gjatë dinastive Ming dhe Qing (1368-1911 pas Krishtit), duke përfshirë faltore, statuja të Budës, stoli budiste dhe kategori të tjera.

Me materiale që variojnë nga bakri tek fildishi dhe druri, reliket kulturore të ruajtura mirë, kanë vlerë të rëndësishme historike, artistike dhe shkencore, shtuan ekspertët. 

Kina dhe Shtetet e Bashkuara nënshkruan një Memorandum Mirëkuptimi (MoU) më 14 janar 2009, për të parandaluar importin e paligjshëm të artefakteve kulturore kineze në Shtetet e Bashkuara. Memorandumi i Mirëkuptimit u zgjat përkatësisht në 2014 dhe 2019.

Gjithsej 504 relike kulturore kineze janë kthyen në Kinë në 15 dërgesa, nga 14 janari 2019 deri më 14 janar 2024.