Një linjë e re veshjesh me kryefjalë Dren Abazin
2024-04-18 12:04:05

Felice Emanuels është një inxhiniere dizajni industrial me një pasion të veçantë për krijimin në fushën e tekstilit. Edhe pse dega e saj në "Industrial Design Engineering" nuk është specifikisht për industrinë e tekstilit, ajo ka zhvilluar njohuri të thella në këtë fushë duke punuar në kompaninë e prodhimit të veshjeve SAM. Në intervistën tonë me Felice, ajo shpjegoi se si pasioni për krijimin e kishte çuar drejt industrisë së tekstilit, edhe pse në fillim karriera e saj nuk ishte e fokusuar në këtë drejtim. Me një përvojë të pasur në zhvillimin e produkteve fizike dhe dixhitale, Felice ka arritur të kuptojë dhe të përfshihet në të gjitha proceset e prodhimit të veshjeve në kompaninë SAM.

Dren Abazi foto per linjen e veshjeve ( foto personale)

Dren Abazi foto per linjen e veshjeve ( foto personale)

CMG: A ka qenë pasioni për tekstilet një gjë që u lind nga ndonjë eksperiencë personale apo u kultivua nga ambienti ku u rrite?

Felice Emanuels: Dega ime e bachelor-it dhe vija ime e inxhinierisë është “Industrial Design Engineering”, e cila e përkthyer në shqip është Inxhinieri e Dizajnit Industrial (dhe design në këtë rast nuk nënkupton ‘modë’). Ndryshe nga një inxhinieri tekstili, dega ime është e fokusuar në rrugëtimin e plotë të konkretizimit të një ideje në një produkt ose servis të marketueshëm dhe të përgatitur për t’u prezantuar në tregun e caktuar. Për këtë arsye, përgatitja ime profesionale nuk mbulon specifikisht industrinë e tekstilit, por industrinë e prodhimit, qoftë të produkteve fizike apo ato dixhitale.  Në lidhje me pasionin tim për tekstil, mund të them që më shumë kam pasion për krijimin, i cili në këtë moment është më i theksuar në zonën e tekstilit. E vetmja mënyrë se si jam rritur në industrinë e tekstilit është nëpërmjet njohurisë së punës që prindërit e mi bënin, sepse deri më tani, koha që kaloja me ata në punën e tyre ishte e pakët. Kështu që njohurinë kryesore e kam zhvilluar vetëm vitet e fundit.

CMG: Vitin e kaluar për SAM ishte një periudhë e veçantë, pasi kompania festoi 30 vjetorin e saj, si u  ndjetë ju për këtë dhe si e shihni të ardhmen e kompanisë?

Felice Emanuels gjate prezantimit te projektit te saj ( foto personale) (2)

Felice Emanuels gjate prezantimit te projektit te saj ( foto personale) (2)

Felice Emanuels gjate prezantimit te projektit te saj ( foto personale)

Felice Emanuels gjate prezantimit te projektit te saj ( foto personale)

Felice Emanuels: Në këtë kohë të rëndësishme, përqendruam përpjekjet tona për të sjellë diçka të re dhe të freskët në treg. Kjo u materializua me shpejtësi, duke sjellë në jetë një linjë të re prodhimi dhe duke nxjerrë një brand të ri në treg brenda disa muajve. Fillimi i këtij brand-i ishte një angazhim i thellë me Dren Abazin. Pas disa bisedave dhe shkëmbimeve të ideve për të krijuar diçka të veçantë për Drenin dhe për fansat e tij, ideja u formua gjithnjë e më shumë. Pas periudhës së testimeve dhe zhvillimit të disa modeleve të veshjeve, u arrit një marrëveshje në shumë shkurt kohë për të krijuar një brand të plotë në bashkëpunim me Dren Abazin. Kjo demonstron qartësisht aftësinë tonë për të vepruar shpejt dhe efektivisht për të përmbushur synimet tona të biznesit.

CMG: Ju keni treguar se keni një qasje për prodhime ‘Eco’, në këtë kompani?

Felice Emanuels: Zhvillimi i moto-s "Eco" për brandin tonë të ri është një proces që ka qenë i bazuar në përpjekjet tona për të pasur një ndikim pozitiv në mjedis dhe shoqëri. Për ne, preferimi i terminologjisë "e qëndrueshme" është më shumë se një thjeshtësi fjalësh, sepse shpreh më mirë angazhimin tonë të përgjithshëm për të qenë një kompani që përfaqëson vlera të qëndrueshme në të gjitha aspektet e saj. Në rrugën tonë drejt qëndrueshmërisë, ne kemi marrë shkas nga koncepti i 3P-ve: njerëzit, planeti dhe përfitimi. Në planin e parë, ne e shohim qëndrueshmërinë si një përgjegjësi ndaj njerëzve. Për ne është thelbësore që të krijojmë një mjedis punësimi të shëndetshëm dhe të respektojmë të drejtat dhe nevojat e çdo anëtari të stafit tonë. Kjo përfshin sigurimin e kushteve të punës të sigurta dhe të drejta të barabarta për të gjithë punonjësit tanë. Në aspektin e dytë, planeti është një pjesë e rëndësishme e qëndrueshmërisë sonë. Ne punojmë për të minimizuar ndikimin tonë negativ në mjedis dhe për të promovuar praktikat e qëndrueshme të prodhimit dhe të furnizimit. Kjo përfshin përdorimin e materialesh të riciklueshme, reduktimin e mbeturinave dhe përdorimin e burimeve të energjisë së qëndrueshme. Në aspektin e fundit, përfitimi është një pjesë e rëndësishme e qëndrueshmërisë sonë. Ne besojmë se një biznes i qëndrueshëm është një biznes i qëndrueshëm ekonomikisht. Duke u përqëndruar në të qenit efikas në shpenzimet tona dhe duke krijuar vlerë për klientët tanë në mënyra inovative dhe të qëndrueshme, ne sigurojmë që biznesi ynë të ketë një bazë të fortë për rritje të qëndrueshme në të ardhmen.

CMG: Ju keni dizenjuar, jo vetëm veshjet, por edhe të gjithë linjën e ideimit, siç është edhe teksti i këngëve të Dren Abazit, për më tepër edhe i QR Code?

Një linjë veshjesh dhe aksesorësh është hedhur në treg me emrin e Dren Abazit ( foto personale) (2)

Një linjë veshjesh dhe aksesorësh është hedhur në treg me emrin e Dren Abazit ( foto personale) (2)

Felice Emanuels: Absolutisht, po! Ne kemi ndërtuar një brand të plotë, duke shkuar përtej vetëm dizajnit të veshjeve dhe duke përfshirë të gjitha aspektet e krijimit dhe zhvillimit të një biznesi të modës. Nga dizajni dhe prodhimi deri te shpërndarja, shitja, dhe marketingu, kemi punuar për të siguruar që çdo detaj të përputhet me konceptin dhe identitetin tonë si brand. Për ne, është e rëndësishme që të krijojmë një përvojë të plotë dhe të përshtatshme për klientët tanë, duke e bërë qëndrueshmërinë dhe inovacionin qëndrues të qenë thelbi i biznesit tonë. Për të siguruar një përvojë të përkryer për konsumatorin, ne kemi përfshirë elemente të veçanta si tekstet e këngëve të Dren Abazit në paketimin tonë multifunksional. Përmes QR kodit të veçantë, klientët mund të lidhen drejtpërdrejt me muzikën e Drenit në Spotify, duke krijuar një lidhje më të ngushtë me brand-in tonë. Gjithashtu, ne kemi qenë të kujdesshëm për cilësinë dhe qëndrueshmërinë në të gjitha fazat e prodhimit tonë. Nga zgjedhja e materialeve deri te procesi i prodhimit, çdo hap është planifikuar me kujdes për të siguruar një produkt të shkëlqyeshëm. Nëpërmjet fotografisë dhe përcjelljes vizuale të produkteve tona, synojmë të shfaqim stilin dhe identitetin tonë si brand, duke u përshtatur me shijet dhe preferencat e Dren Abazit si artist. Në esencë, ne kemi krijuar një brand të plotë, duke kombinuar një gamë të gjerë aspektesh për të transmetuar emocionin dhe atmosferën që na karakterizon. Kjo përvojë e plotë dhe të integruar është që bën brand-in tonë të ndryshëm nga thjesht një biznes i ri, sepse ne vërtetë kemi krijuar një histori dhe një identitet të fortë për të ndjekur në botën e modës.

CMG: Cilat janë planet tuaja në vijim lidhur me këtë linjë?

Felice Emanuels: Përveç këmishave, ne kemi zgjeruar gamën tonë duke shtuar produkte të reja si këmisha nate dhe fustane për femra. Gjithashtu, jemi në përgatitje të produkteve të reja për meshkuj, duke përfshirë jelekë dhe pantallona. Kjo shfaq përkushtimin tonë për të ofruar një përzgjedhje të gjerë të produkteve për të gjitha preferencat dhe nevojat e klientëve tanë. Për të siguruar një përditësim të rregullt të faqes sonë dhe për të prezantuar produktet e reja me një ritëm të qëndrueshëm, ne kemi një plan të strukturuar dhe të organizuar. Gjithashtu, kemi një qasje të përcaktuar për dizajnet e reja, që të sigurojmë që secili produkt të përmbushë standardet tona të larta të cilësisë dhe stilit. Në anën tjetër, ne e analizojmë vazhdimisht reagimin e tregut dhe interesin e klientëve, në mënyrë që të orientohemi drejt nevojave dhe preferencave të tyre. Kjo na ndihmon të formulojmë një "target group" të qartë dhe të krijojmë strategji të orientuara drejt të pranishmës dhe të ardhmes së suksesshme të brand-it tonë në treg.

Një linjë veshjesh dhe aksesorësh është hedhur në treg me emrin e Dren Abazit ( foto personale)

Një linjë veshjesh dhe aksesorësh është hedhur në treg me emrin e Dren Abazit ( foto personale)

Intervistoi:Megi Latifi