Kryeministri i Kinës: Shpresojmë që sa më shumë biznesmenë të huaj do të zhvillohen në tregun e Kinës
2024-04-18 11:36:54

Foto nga Xinhua

Kryeministri kinez Li Qiang u shpreh të mërkurën gjatë takimit me biznesmanët e huaj, pjesëmarrës në Panairin e Kantonit, se shpresojnë që ata të zhvillohen më thellësisht në tregun e Kinës, të ndajnë kërkesat e tregut kinez me masat e mëdha, dhe të bëhen ambasadorë miqësorë për të nxitur mirëkuptimin dhe bashkëpunimin me përfitime reciproke.

Gjatë takimit gjashtë biznese të huaja e morën fjalën. Ata shpjeguan ndjesitë e tyre për forcimin e bashkëpunimin me Kinë në Panairin e Kantonit. Gjithashtu shprehën besimin për perspektivën e zhvillimit ekonomik të Kinës. Ata dëshirojnë të zgjerojnë bizneset e tyre në Kinë nëpërmjet panairit, të japin kontribut për nxitjen e tregtisë së lirë dhe për ruajtjen e stabilitetit të zinxhirit global të furnizimit.

Li Qiang vlerësoi pjesëmarrjen e tyre në Panairin e Kantonit dhe zhvillimet ekonomike e tregtare me Kinën. (Çang Çuo)