Udhëtimet ndërkufitare të Kinës tejkaluan 141 milionë në tremujorin e parë
2024-04-18 15:11:04

Foto nga VCG

Udhëtimet hyrëse dhe dalëse të Kinës tejkaluan 141 milionë në tremujorin e parë të 2024, duke shënuar një rritje vjetore prej 117.8%, tha të enjten Administrata Kombëtare e Imigracionit të Kinës (NIA).

Numri i udhëtimeve ndërkufitare të kryera nga shtetasit e huaj, arriti në mbi 13 milionë, tha NIA.

Në tremujorin e parë, numri i shtetasve të huaj që erdhën në Kinë u trefishua, në krahasim më të njëjtën periudhë të vitit 2023, sipas një zëdhënësi të NIA.

Vizitorët e huaj erdhën kryesisht nga Shtetet e Bashkuara, Australia, Kanadaja, Gjermania dhe Mbretëria e Bashkuar, nga vendet fqinje si Rusia, Vietnami, Mianmari, Mongolia, Laosi, dhe vendet e Azisë Lindore dhe Juglindore si Koreja e Jugut, Japonia, Malajzia, Singapori dhe Tajlanda, tha zëdhënësi.

Shtetasit e huaj erdhën në Kinë kryesisht për qëllime udhëtimi, duke zënë më shumë se 30%, të ndjekur nga biznesi, vizitat tek miqtë dhe të afërmit, për punë dhe studim, shtoi zëdhënësi.