Panairi i Kantonit ofron lehtësi pagesash për blerësit jashtë Kinës
2024-04-17 10:36:46

Foto nga VCG

Shkalla e pagesave me celular në Kinë, renditet e para në botë. Teksa kinezët shijojnë lehtësinë e pagesave me celular, në Kinë ka edhe të huaj që janë mësuar të paguajnë me kartë krediti, ndaj përballen me pengesa në pagesë.

Nga 15 prilli deri më 5 maj, po mbahet në Guangzhou Panairi 135 i Importit dhe Eksportit të Kinës (Panairi i Kantonit). Më shumë se 93,000 blerës nga 215 vende dhe rajone kanë përfunduar regjistrimin. Më shumë se 220 kompani lider dhe firma industriale e tregtare kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre në panair. Sipas raportimeve, Panairi i Kantonit u ka ofruar të huajve jashtë Kinës, metodat më të larmishme dhe më të përshtatshme të pagesave.

Foto nga VCG

Në një konferencë shtypi, të mbajtur së fundmi nga Zyra e Informacionit të Këshillit të Shtetit të Kinës, Wang Shouwen, Zv/Ministër i Tregtisë, tha se Panairi i 135-të i Kantonit do të shtojë makineritë e këmbimit valutor dhe POS, për të përmbushur nevojat e pjesëmarrësve për këmbim valutor, pagesa dixhitale, pagesa me kartë, pagesa celulare dhe pagesa me para etj., Në panair është hapur edhe një platformë shërbimi shumëgjuhësh, për të ofruar përkthim 24-orësh për blerësit jashtë vendit.

Kartat bankare jashtë Kinës mund të lidhen me pagesat celulare në Kinë

Sipas përgjegjësit të Bankës Popullore, pagesat me celular janë avantazhi i Kinës. Norma aktuale e përdorimit ka arritur në 86%. Të huajt mund të përdorin aplikacionin e pagesave celulare në Kinë, duke lidhur kartat e tyre bankare. Më pas mund të skanojnë kodin QR për të paguar brenda Kinës. Njerëzit nga Singapori, Malajzia, Tajlanda, Koreja e Jugut, Mongolia mund të përdorin direkt kuletat elektronike lokale në Kinë. Sipas statistikave, nga janari deri në shkurt 2024, më shumë se 900,000 të huaj kanë përdorur pagesat celulare, duke realizuar më shumë se 20 milionë transaksione, me më shumë se 3 miliardë juanë.

Foto nga VCG

Ranna, një turist pakistanez që erdhi në Kinë për herë të parë, pagoi me sukses duke përdorur kuletat elektronike të Pakistanit 'NAYAPAY' në celularin e tij. CEO i Kompanisë 'NAYAPAY' tha:"Udhëtova në Pekin në të njëjtin avion me disa miq, që morën pjesë në Panairin e Kantonit. Bashkëpunimi i sotëm ndërkufitar midis Kinës dhe Pakistanit në fushat tekniko-shkencore e të biznesit, më kujton Rrugën e lashtë të Mëndafshit. Kina ka frymën e inovacionit. Ne presim thellimin e bashkëpunimit, për të nxitur rritjen e shpejtë të tregtisë në Azi, duke e bërë udhëtimin e biznesit më intensiv, dhe duke lejuar vendet aziatike të vazhdojnë të jenë në ballë të inovacionit botëror."

Jeni mësuar të përdorni karta të huaja ose para? Nuk ka problem!

Wang Shouwen tha: "Sipas sondazheve, ndër metodat më të përdorura të pagesës nga blerësit e huaj në Guangzhou, janw llogaritë e parave me 52%, llogaritë e pagesave celulare me 33%, dhe kartat bankare përbëjnë 15%.

Duke pasur parasysh faktin se të huajt janë mësuar të përdorin para, bankat kanë nisur një shërbim të veçantë  'Lingqianbao (Pako me kartëmonedha)' për të shkëmbyer kartëmonedha të vogla për lehtësi. Në këtë pako përfshihen 1 juanë, 2 juanë, 10 juanë. Dyqanet dhe taksistët do të kenë këto pako.

Aktualisht, Guangzhou ka autorizuar 14 agjenci të këmbimit valutor, ka shtuar më shumë se 70 pika këmbimi dhe më shumë se 6700 aparate POS me karta të huaja nëpër porte, hotele dhe sallat e ekspozitës etj.

Foto nga VCG

Në Aeroportin Ndërkombëtar të Guangzhou Baiyun, të huajt që sapo mbërrijnë në Kinë, mund të marrin udhëzime profesionale mbi pagesat, në tavolinën e informacionit të shërbimit të pagesave.  Shërbimi i aktivizimit të pagesave elektronike ofrohet në cdo orë.

Gjithsej 8 pika shërbimesh bankare janë ngritur në Panairin e Kantonit. Ka 9 ATM dhe 5 makineri të këmbimit valutor, duke ofruar këmbim të përshtatshëm të valutës, tërheqje të parave me karta të huaja dhe shërbime të tjera. Në 74 pika për ofrimin e ushqimit, 24 dyqane, 11 pika shërbimi biznesi dhe 4 dyqane kulturore, ofrohen shërbime pagesash të larmishme si katërmonedha, kartat në valutë të huaj, pagesa celulare, renminbi dixhitale etj.

Më 7 mars, Këshilli i Shtetit i Kinës nxori "Opinionet për përmirësimin e shërbimeve dhe lehtësimin e pagesave" . Departamente të ndryshme në Kinë po ndërmarrin veprime aktive. Të dhënat nga Alipay tregojnë se në mars 2024, shuma totale e transaksioneve të të huajve jashtë Kinës përmes Alipay, u rrit gati 10 herë në krahasim me marsin e vitit 2023. Numri i transaksioneve u rrit gati 8 herë dhe numri i përdoruesve aktivë u rrit gati 6 herë nga viti në vit. (Çang Çuo)