Li Qiang: Historia e Panairit të Kantonit është historia e zgjerimit të hapjes së Kinës me botën e jashtme
2024-04-17 20:44:24

Foto nga CFP

Foto nga CFP

Të mërkurën, kryeministri kinez Li Qiang zhvilloi një bisedë në Guangzhou me biznesmenë të huaj që marrin pjesë në Panairin e 135-të të Kantonit. Li Qiang u shpreh në këtë bisedë se historia e Panairit të Kantonit është historia e gëzimit të mundësive që ofrohen prej Kinës nga sipërmarrjet e vendeve të ndryshme duke arritur përfitime të përbashkëta. Ky panair simbolizon zgjerimin e pandërprerë të hapjes së Kinës me botën e jashtme dhe integrimin aktiv në tregun ndërkombëtar.

Panairi i Kantonit, i njohur gjithashtu si Panairi i Guangzhou-t ose Panairi i Import-Eksportit i Kinës, nisi në vitin 1957. Ky panair është një takim madhështor tregtar ndërkombëtar me historinë më të gjatë dhe përmasat më të mëdha në Kinë dhe vlerësohet si barometri i tregtisë së jashtme të Kinës. Këtë vit, rreth 150 mijë blerës të huaj nga mbi 200 vende e rajone u regjistruan për të marrë pjesë në panair, 17.4% më shumë krahasuar me panairin e kaluar.

Li Qiang theksoi në bisedë se Kina do të zgjerojë me vendosmëri hapjen e nivelit të lartë me botën e jashtme, do të nxitë liberalizimin e lehtësimin e tregtisë e të investimeve dhe do të vazhdojë t'i sjellë tregtisë globale e ekonomisë botërore më shumë faktorë të qëndrueshëm, duke u krijuar sipërmarrjeve të vendeve të ndryshme një hapësirë më të gjerë zhvillimi. (Fani)