Forumi "Zhvillimi i Rrugës Dixhitale të Mëndafshit" hapet në Xi'an
2024-04-17 11:03:18

Forumi për Zhvillimin e Rrugës Dixhitale të Mëndafshit, organizuar nga Organizata Ndërkombëtare "Konferenca Botërore e Internetit" dhe Qeveria Popullore e Provincës Shaanxi, u mbajt të martën në Xi'an. Kjo është hera e parë që Konferenca Botërore e Internetit zhvillon një forum të veçantë me fokus “Rrugën Dixhitale të Mëndafshit”.

Me temën "Ndërlidhja dhe lulëzimi i përbashkët", ky forum do të zhvillojë shkëmbime dhe diskutime të gjera rreth tre temave: "Interneti dixhital për të ndërtuar Rrugën e Mëndafshit", "Bashkëpunimi ndërkombëtar i tregtisë elektronike" dhe "Zhvillimi dixhital rural e i qëndrueshëm". 

Nëpërmjet dialogut dhe shkëmbimeve, do të ndërtohet një kornizë të re për bashkëpunimin ndërkombëtar, do të promovohet thellimi i vazhdueshëm i shkëmbimeve me vendet që bashkëndërtojnë "Një brez, një rrugë" në fushat e teknologjisë, infrastrukturës dhe tregjeve dixhitale etj. (Çang Çuo)