Kina përgatitet të lëshojë anijen kozmike me ekuipazh Shenzhou-18
2024-04-17 18:35:30

Shenzhou-18, anija kozmike me ekuipazh e Kinës, është transferuar të mërkurën në një pikë lëshimi, në majë të një rakete mbajtëse Long March-2F, në Qendrën e Nisjes Satelitore Jiuquan, në veriperëndim të Kinës, sipas Agjencisë Hapësinore të Kinës (CMSA). 

Sipas CMSA, objektet dhe pajisjet në vendin e nisjes janë në gjendje të mirë. Para nisjes do të kryhen kontrolle të ndryshme funksioni dhe teste të përbashkëta. Anija kozmike do të lëshohet së shpejti, në një kohë të përshtatshme, tha CMSA.