Pianisti Lang Lang gjatë interpretimit në një koncert / foto nga "China Daily"
Ata që kanë ndjekur një nga koncertet e Lang Lang, pianisti u sugjeron që të lidhin rripat e sigurimit. “Shpesh emocionohem gjatë koncerteve të mia dhe dua që edhe publiku im të ndihet njësoj”, thotë pianisti 42-vjeçar.
“Është ndryshe nga dëgjimi i regjistrimeve të mia që nuk mund të tregojnë një pamje të plotë për mua. Ndërsa në skenë, njerëzit kanë një ide se kush jam unë si pianist, shumë më në detaje dhe drejtpërdrejt”.
Pianisti ndau këndvështrimin një ditë para një koncerti në Monako, më 24 mars. Ai nisi një turne në shkurt, i cili startoi në Romë dhe do ta çojë në salla koncertesh, teatro operash dhe festivale muzikore në mbarë botën.
“Zakonisht, i marr oraret e turneut dy vjet përpara. Po mësohem me atë ritëm”,- deklaroi pianisti i famshëm kinez në një intervistë për “China Daily”.
“Në të 20-at e mia, doja të isha pianisti më i ngarkuar, me shumë shfaqje dhe ngjarje të planifikuara, por tani, dua të performoj në vendet më të mira dhe me orkestrat dhe muzikantët simfonikë më të mirë në botë”,- thotë ai.
Pianisti Lang Lang dhe dirigjenti Andris Nelsons e orkestrën "Mahler Chamber" dha shfaqje në "Concertgebouw", një nga koncertet më të famshme në botë në Amsterdam, në qershor 2023/ foto nga "China Daily"
“Kam luajtur në “Carnegie Hall”, New York, dhe “Musikverein”, Vjenë, të paktën 50 herë. Jam me fat që biletat e koncerteve të mia shiten shpejt dhe audienca më rezervon një pritje të ngrohtë”,- thotë Lang, duke shtuar se ai do të performojnë në Montevideo, kryeqytetin e Uruguait, për herë të parë këtë vit. Repertorët që ai ka zgjedhur të luajë gjatë turneut mbulojnë një gamë të gjerë kompozitorësh, duke përfshirë Kreisleriana të Schumann-it, Op 16, një kompozim me tetë lëvizje për piano solo, i cili siç thotë Lang është shumë dramatik.
Ai luan gjithashtu tetë mazurkat e Shopenit, të cilat i japin jetë vallëzimit popullor polak. Në recitalet e tij, Lang do të interpretojë Pavane të Gabriel Faure, Op 50, dhe Polonaise të Shopenit në F-sharp Minor, Op 44. Përveç punës me trupa më të mira, si Orkestra Simfonike e Çikagos, “Staatskapelle Dresden” dhe Filharmonia e Parisit, ai do të performojë gjatë natës së hapjes së sezonit 2024-2025 në “Carnegie Hall” me dirigjentin Gustavo Dudamel dhe do të interpretojë Koncertin nr 2 të Pianos të Rachmaninoff-it me Filarmoninë e Los Anxhelosit.
Ai do të japë shtatë koncerte në sezon, duke shënuar një kapitull të ri në historinë e tij të gjatë dhe të shquar në “Carnegie Hall”.
“Është një projekt interesant, një nismë artistike, në të cilën do të marr pjesë për dy sezone në “Carnegie Hall”, duke ndarë individualitetin tim muzikor dhe duke krijuar një sërë koncertesh personale”,- thotë Lang.
Pianisti Lang Lang gjatë interpretimit në një koncert / foto nga "China Daily"
Lang përshtatet natyrshëm për të udhëtuar nëpër botë, nën një orar të ngjeshur.
“Unë kurrë nuk dal për argëtim në klubet e natës dhe baret pas koncerteve. Thjesht kthehem në shtëpi dhe kaloj kohë me familjen time. Relaksohem kudo që është familja ime. Jam i lumtur dhe ndihem i freskët kur luaj me djalin”,- thotë Lang, i cili u martua me pianisten gjermane Gina Alice Redlinger në vitin 2019. Djali i tyre lindi në vitin 2021.
“Djali im është gjithmonë i lumtur dhe ka lindur me një personalitet optimist dhe unë ndihem sikur jam duke u rritur përsëri kur jam me të. Më pëlqen të lexoj libra dhe të shijoj artin, të cilat më lejojnë të mendoj”,- thotë Lang.
Historia e Lang-ut drejt muzikës është e njohur. Një ditë, pasi pa një episod të serialit të animuar amerikan “Tomi dhe Xherri”, i cili përmban Rapsodinë hungareze nr 2 të Franz Liszt, Lang u frymëzua dhe u interesua për pianon, të cilën ai filloi ta luante në moshën 3-vjeçare. Si fëmijë, ai u ushtrua për orë të tëra me shpresën se do të zotëronte plotësisht instrumentin. Babai i tij, një ish-muzikant, la punën për të kaluar kohë me djalin e tij për ta ndihmuar atë të ndiqte një karrierë si pianist.
“Qëllimi im ishte i qartë kur mësova të luaja në piano, të kaloja pianistin më të mirë dhe të bëhesha vetë më i miri”,- thotë Lang.
“Dua që prindërit e mi të ndihen krenarë për mua. Më pëlqen muzika dhe dua të bëhem pianisti më i mirë. Ky synim nuk ka ndryshuar kurrë. Tani, jam në të 40-at dhe prindërit e mi janë më të moshuar. Babai im është pensionist dhe ne kemi një marrëdhënie të mirë”,- thotë Lang, duke theksuar se ai filloi të menaxhonte jetën e tij dhe të studionte pasi u largua nga Kina dhe u regjistrua në Institutin e Muzikës “Curtis” në Filadelfia, SHBA, në vitin 1997.
Pianisti Lang Lang dhe dirigjenti Andris Nelsons e orkestrën "Mahler Chamber" dha shfaqje në "Concertgebouw", një nga koncertet më të famshme në botë në Amsterdam, në qershor 2023/ foto nga "China Daily"
Në vitin 2008, ai performoi në Ceremoninë e Hapjes së Lojërave Olimpike të Pekinit dhe u bashkua me legjendën e xhazit Herbie Hancock, duke performuar në çmimet “Grammy”.
Në vitin 2020, ai përmbushi një ëndërr të përjetshme për regjistrimin e “Goldberg Variations” të Bach, një arritje historike për çdo pianist.
“Tani po jetoj ëndrrën që kam pasur si fëmijë, edhe më mirë. Duhet të punosh shumë, sepse vetëm kështu përgatitesh mjaftueshëm për të marrë atë që do”,- thotë Lang.
Përveç synimit të tij për të qenë pianisti më i mirë në botë, ajo që është gjithashtu e pandryshuar është gëzimi që i sjell muzika. Edhe kur bëri një pushim të gjatë pasi lëndoi dorën e majtë në vitin 2017, ai u përpoq të rimendonte qasjen e tij ndaj muzikës duke praktikuar instrumentin në kokë.
“Nuk dua të bëj asgjë tjetër veçse të luaj në piano. Tani luaj shumë më mirë se në fillimet e mia. Por, ndjesia dhe fuqia që më jep muzika dhe përmbushja e përfundimit të një pjese muzikore nuk ndryshon kurrë. Nuk ka të bëjë me moshën apo përvojën. Ajo që fitoj duke luajtur piano nuk mund të merret nga asgjë tjetër në botë”,- thotë ai.
Historia e suksesit të Lang ka frymëzuar miliona të rinj në Kinë që të merren me piano, një fenomen i njohur si “Efekti Lang Lang”.
Ai gjithashtu krijoi Fondacionin Ndërkombëtar të Muzikës Lang Lang në vitin 2008, i cili mbështet besimin se më shumë fëmijë mund të kenë akses në edukimin dhe mundësitë muzikore.
“Tani ne kemi mbi 200 shkolla bamirësie në botë, duke përfshirë mbi 110 në Kinë. Ne gjithashtu dhuruam më shumë se 100.000 piano për njerëzit që mund mos të kenë mundësi të mësojnë muzikë”,- tha ai.
Për të mundësuar që më shumë njerëz të kuptojnë më mirë kënaqësinë e dëgjimit të muzikës klasike, ai publikoi albumet “Piano Book” në vitin 2019, ku riinterpretoi repertorët e muzikës klasike që mësoi si fëmijë, dhe “The Disney Book”, në vitin 2022, për të festuar 100-vjetorin e “Disney” me melodi ikonë filmash.
“Për ata që duan të bëhen pianist dhe që po mësojnë instrumentin, dua t'u them të ëndërrojnë shumë dhe të fokusohen në atë që po bëjnë. Bota po ndryshon shpejt me teknologjinë e përparuar dhe kaq shumë opsione; ju duhet të punoni fort dhe përmbaju qëllimit tuaj. Nëse do të kisha një mundësi tjetër për të jetuar përsëri, do të zgjidhja të njëjtën rrugë. Do të bëja të njëjtën përpjekje që kam bërë gjithmonë”,- thotë Lang.