Kina kryeson botën në kapacitetin e energjisë bërthamore dhe ndërtimin e njësive të reja
2024-04-16 18:50:54

Foto nga CFP

Foto nga CFP

Kina po ndërton 26 njësi të energjisë bërthamore, me një kapacitet total prej 30.3 milionë kilovat, më i madhi në botë, sipas një raporti industrial të botuar të hënën.

Kina miratoi pesë projekte të reja të energjisë bërthamore dhe filloi ndërtimin e pesë njësive në vitin 2023, thuhet në raportin e titulluar Raporti i Zhvillimit të Energjisë Bërthamore të Kinës 2024, i botuar nga Shoqata Kineze e Energjisë Bërthamore (CNEA). Janë 55 njësi komerciale të energjisë bërthamore, aktualisht në funksion, në Kinë.

Prodhimi i energjisë bërthamore të Kinës, vazhdon të rritet në mënyrë të qëndrueshme, duke arritur në rreth 433.4 miliardë kWh në vitin 2023, duke u renditur i dyti në nivel global. Prodhimi i energjisë bërthamore vitin e kaluar, ishte i barabartë me reduktimin e konsumit të qymyrit standard, me më shumë se 130 milion ton.

Vendi synon të arrijë kulmin e emetimeve të karbonit përpara vitit 2030 dhe të arrijë neutralitetin e karbonit deri në vitin 2060.