CFP
Ministri i Jashtëm kinez Wang Yi dhe homologu saudit, Faisal bin Farhan Al Saud, zhvilluan një bisedë telefonike të hënën, në lidhje me situatën në Lindjen e Mesme dhe lidhjet Kinë - Arabi Saudite.
Wang, gjithashtu anëtar i Byrosë Politike të KQ të PKK, tha se Kina vlerëson Arabinë Saudite për zgjidhjen e çështjeve përmes mjeteve diplomatike, dhe se Kina është e gatshme të punojë me të, për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit në Lindjen e Mesme.
Arabia Saudite është një partner i rëndësishëm i Kinës në Lindjen e Mesme, tha Wang, duke shtuar se Kina është e gatshme të forcojë komunikimin dhe koordinimin me Arabinë Saudite, të ndjekë konsensusin e rëndësishëm të arritur nga krerët e shteteve të dy vendeve, të thellojë vazhdimisht politikën, besimin reciprok dhe nxitjen e marrëdhënieve dypalëshe në nivele më të larta.
Nga ana e tij, Faisal tha se Arabia Saudite, është thellësisht e shqetësuar për situatën aktuale të përshkallëzuar në Lindjen e Mesme. Shpreson që situata të kthehet në normalitet sa më parë.
Duke theksuar se Arabia Saudite pret që Kina të luajë një rol aktiv dhe të rëndësishëm në këtë drejtim, Faisal tha se pala saudite është e gatshme të forcojë komunikimin dhe koordinimin me Kinën, për të nxitur armëpushimin e menjëhershëm dhe të pakushtëzuar në Gaza dhe të ndihmojë në arritjen e stabilitetit në Lindjen e Mesme, sa më parë.
Arabia Saudite i beson plotësisht Kinës dhe është e gatshme të nxisë zhvillimin e qëndrueshëm të bashkëpunimit dypalësh, shtoi ai.