Ekspozita Ndërkombëtare e Produkteve të Konsumit në Kinë
2024-04-16 11:29:01

Ekspozita e Katërt Ndërkombëtare e Produkteve të Konsumit e Kinës (CICPE) përfundoi të enjten në provincën ishullore të Kinës Jugore, Hainan, duke shënuar një rekord të ri në shkallë me zhvillimin e mbi 600 aktiviteteve globale të inovacionit të konsumit.

Foto:VCG

Foto:VCG

Si panairi i vetëm kombëtar i dedikuar konsumit në Kinë dhe ekspozita më e madhe e tillë në rajonin e Azisë-Paqësorit, ekspozita gjashtëditore ofroi një format të ri ekspozimi që përfshin të gjithë ishullin.

Me temën "Ndarje e mundësive të hapjes dhe bashkëndërtim i një jete më të mirë", ekspzita tërhoqi mbi 4 000 marka nga 71 vende dhe rajone, me një sipërfaqe ekspozite prej 128,000 metrash katrorë, me një rritje prej 9% në numrin e vendeve pjesëmarrëse dhe 19% për markat e pranishme në krahasim me edicionin e kaluar.

Nga pajisjet mjekësore të përparuara deri te makinat inteligjente fluturuese, robotët me teknologjinë e Inteligjencës Artificiale dhe produktet e modës me elementë të kulturës kineze, ekspozita u bë një festë globale e konsumatorëve, duke ofruar një platformë komunikimi për kompanitë ndërkombëtare për të shfrytëzuar mundësitë e tregut të Kinës.

Më shumë se 1,400 produkte të reja u prezantuan, shifër kjo 45% më e lartë në krahasim me edicionin e mëparshëm. Ndërkohë, numri i blerësve profesionistë i kaloi 55,000, duke shënuar një rritje prej 10%.

Foto:VCG

Foto:VCG

Irlanda është vendi i ftuar nderi për këtë edicion të ekspozitës. Ndërsa Mbretëria e Bashkuar, Mongolia, Rusia dhe Malajzia morën pjesë për herë të parë me pavijonet kombëtare.

Ndërmarrjet nga vendet anëtare të Partneritetit Ekonomik Gjithëpërfshirës Rajonal (RCEP) dhe vendet pjesëmarrëse në nismën “Një brez, një rrugë” morën pjesë aktive në ekspozitën.

Ekspozita shërbeu si një urë për pjesëmarrësit nga vende të ndryshme për të krijuar lidhje me homologët kinezë të biznesit, duke u mundësuar atyre të dëshmojnë potencialin e jashtëzakonshëm të tregut të konsumit kinez.

Në ditën e fundit të eventit, u mbajt një ceremoni nënshkrimi për pjesëmarrjen në edicionin e vitit të ardhshëm të ekspozitës, ku përfaqësuesit e 36 kompanive nga Franca, Koreja e Jugut, Çekia dhe vende të tjera nënshkruan marrëveshje me organizatorët.

Foto:VCG

Foto:VCG

Marrëveshjet mbulojnë sektorë të ndryshëm si ushqim dhe produktet e kujdesit shëndetësor, teknologjitë e shtëpive inteligjente etj.