Pianisti Redi Llupa dhe dirigjentja japoneze Kanako Abe në koncert me  Orkestrën e RTSH-së
2024-04-16 10:49:31

Foto nga koncerti Dirigjente Kanako Abe & pianisti Redi Llupa (Foto nga instagrami)

Foto nga koncerti Dirigjente Kanako Abe & pianisti Redi Llupa (Foto instagrami)

Orkestra Simfonike e Radio Televizionit Shqiptar solli javën që shkoi  në Qendrën Kulturore të Katedrales Ortodokse një koncert me program të larmishëm nga kompozitorë të huaj dhe shqiptarë. Pas shumë vitesh u rikthye për të performuar në koncert së bashku me Orkestrën Simfonike të Radio Televizionit Shqiptar pianisti  shqiptar Redi Llupa, i cili interpretoi një pjesë të kompozitorit të njohur shqiptar, Feim Ibrahimi. Kjo ndërthurje kaq  e bukur mes kompozitorëve shqiptarë dhe atyre të famshën botërorë, erdhi në dirigjimin e japonezes Kanako Abe, një dirigjente e njohur botërisht. Ky ishte koncerti i saj i parë në Shqipëridhe bashkëpunimi i pare me Orkestrën Simfonike të RTSH-së.

Pianisti Redi Llupa, i cili rikthehet herë pas herë me ndonjë koncert të rëndësishëm ka theksuar për mediat:

“Përgjegjësia është shumë e madhe këtë herë sepse performoj një kompozitor shumë të madh, si Feim Ibrahimi. Ky është koncerti nr 2 nga kompozitori dhe si gjithë muzikantët që e njohim muzikën e Feimit, këngët e tij, por edhe repertori klasik i Feimit është një nga repertorët më serioz që ka letërsia muzikore shqiptare”.

Foto nga koncerti Dirigjente Kanako Abe & Orkestra e RTSh (Foto nga instagrami)

Foto nga koncerti Dirigjente Kanako Abe & Orkestra e RTSh (Foto nga instagrami)

Në koncert u performua muzikë nga Mozart, uvertura nga opera “Flauti Magjik” dhe Simfonia nr.38 në re maxhor, ndërsa  në pjesën e dytë publiku ndoqi muzikë nga kompozitori Feim Ibrahimi koncertin nr 2 për piano. Ky ishte koncerti i radhës luajtur nga Orkestra Simfonike e Radio Televizionit Shqiptar, i cili solli shumë emocione te publiku artdashës që ishte i pranishëm në sallën e koncerteve në Qendrën Kulturore të Katedrales Ortodokse.

Foto nga koncerti  (Foto nga instagrami)

Foto nga koncerti  (Foto nga instagrami)

Feim Ibrahimi dhe zharnet muzikore që lëvroi

Feim Ibrahimi, një nga kompozitorët më të njohur të Shqipërisë, ka lënë një trashëgimi të madhe. Ai ishte autodidact, por u bë një ndër kompozitorët e parë shqiptarë që u regjistrua në vitin 1962 në Konservatorin e sapokrijuar të Tiranës, ku studioi nën drejtimin e Tish Daisë deri në 1966. Përveç krijimeve të tij, ai ka pasur një rol të rëndësishëm në promovimin e muzikës shqiptare në arenën ndërkombëtare. Muzika e Ibrahimit shtrihet thuajse në të gjitha zhanret: miniatura instrumentale, muzikë filmash, muzikë dhome, koncerte për instrumente solo dhe orkestër, simfoni, balete dhe vepra vokale.

Sava Lena