Pse është i rëndësishëm bashkëpunimi ekonomik Kinë-Gjermani?
2024-04-16 16:06:35

Vitin e kaluar, Kina mbeti sërish partnerja më e rëndësishme tregtare e Gjermanisë, për të tetin vit radhazi, sipas Zyrës Federale të Statistikave të Gjermanisë. Ky vit shënon 10 vjetorin e krijimit të partneritetit strategjik të gjithanshëm mes dy vendeve.

Kancelari gjerman Olaf Sholz në një degë të kompanisë gjermane "Bosch" , qytet Chong Qing, Kinë Jugperëndimore, 14 prill 2024( Foto:VCG)

Kancelari gjerman Olaf Scholz nisi të dielën një vizitë tre-ditore në Kinë, me ftesë të homologut kinez Li Qiang. Scholz shoqërohet nga përfaqësues të lartë të kompanive të njohura gjermane, duke përfshirë Siemens, Bayer, Mercedes-Benz, BMW dhe Zeiss.

"Vizita e tij synon të ekuilibrojë politikën e Gjermanisë me Kinën. Kompanitë, veçanërisht ato të mëdha, janë kundër “çrrezikimit” ose “shkëputjes”prej Kinës. Ata besojnë se Kina është një nga partneret tregtare e ekonomikë më të besueshme, edhe pse njëkohësisht shqetësohen për ndikimet negative që rrjedhin nga tensionet gjeopolitike dhe demonizimi i Kinës nga SHBA-ja", tha për CGTN-in z.Zhou Hong, Zv/Kryetar i Departamentit Akademik për Studime Ndërkombëtare pranë Akademisë së Shkencave Sociale të Kinës.

"Shkalla e rritjes së PBB në Gjermani është relativisht e ulët tani. Kompanitë gjermane janë optimiste për perspektivat ekonomike në Kinë. Kjo është e rëndësishme për Gjermaninë," shtoi eksperti.


Bashkëpunimi financiar Kinë-Gjermani jep rezultate të frytshme

Foto:VCG

Kancelari gjerman Olaf Sholz në një degë të kompanisë gjermane "Bosch" , qytet Chong Qing, Kinë Jugperëndimore, 14 prill 2024( Foto:VCG)Foto:VCG

Bashkëpunimi financiar mes Kinës dhe Gjermanisë filloi në vitin 1985, duke përfshirë bashkëpunimin në kredi, dhurimin dhe nxitjen e lëshimit të kredive. Kina dhe Gjermania kanë arritur rezultate të frytshme në bashkëpunimin financiar gjatë 40 viteve të fundit, sipas Ministrit të Financave të Kinës, i cili foli në Forumin e Dialogut Kinë-Gjermani mbi Bashkëpunimin Financiar, të mbajtur të enjten në Pekin.

"Deri tani, qeveria gjermane ka dhënë rreth 10 miliardë euro në kredi për Kinën, duke mbështetur më shumë se 300 projekte, që mbulojnë 31 rajone të nivelit provincial të Kinës," tha Ministri i Financave Lan Fo'an në forum.

Këto projekte përfshijnë industri dhe fusha si mbrojtja ekologjike, energjia, transporti dhe infrastruktura urbane, duke ofruar mbështetje të fortë për nxitjen e zhvillimit ekonomiko-shoqëror, tha Ministri Lan.

Në forum, Sekretari i Shtetit i Ministrisë Federale për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim të Gjermanisë, Jochen Flasbarth, tha se shpreson se të dy vendet do të çmojnë besimin e krijuar gjatë 40 viteve të fundit, do të vazhdojnë përpjekjet për bashkëpunim më të ngushtë në fushat fiskale dhe financiare, duke u përballur sëbashku me sfidat.

Vitet e fundit, Gjermania vazhdon të rrisë lidhjet ekonomike me Kinën. Investimet direkte gjermane në Kinë u rritën mbi 4%, me një rekord 11.9 miliardë euro në vitin 2023, sipas përllogaritjeve të publikuara nga Instituti Ekonomik Gjerman.

Rreth një muaj më parë, Presidenti i Kinës Xi Jinping vizitoi BASF Shanshan, një kompani e përbashkët kino-gjermane, gjatë turneut të tij të inspektimit në provincën Hunan të Kinës Qendrore.

Foto:VCG

Foto:VCG

Kundërshtimi i “çrrezikimit”prej Kinës

Vizita tre-ditore në Kinë është e dyta e Scholzit pas marrjes së detyrës. Ai bëri një vizitë zyrtare në vitin 2022, në kuadrin e 50 vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve.

Gjatë takimit me Scholzin në vitin 2022, Presidenti Xi vuri në dukje peizazhin kompleks ndërkombëtar në ndryshim e sipër, dhe nënvizoi nevojën që Kina dhe Gjermania të punojnë së bashku, pavarësisht paqëndrueshmërisë, për të kontribuuar më shumë për paqen dhe zhvillimin botëror.

Kina është një partnere e rëndësishme tregtare për Gjermaninë, dhe për Evropën në tërësi. Gjermania mbështet me vendosmëri liberalizimin e tregtisë, globalizimin ekonomik dhe kundërshton shkëputjen. Ne jemi të gatshëm për bashkëpunim më të ngushtë ekonomiko-tregtar me Kinën dhe për më shumë investime reciproke, tha Scholz gjatë vizitës së tij të fundit.

"Si një udhëheqës pro bashkëpunimit Kinë - BE, vizita e Scholz do të japë një shembull të mirë dhe do të nxisë zhvillimin e qëndrueshëm të marrëdhënieve Kinë-BE," tha për CGTN z. Liu Zuokui, Zv/Drejtor i Institutit të Studimeve Evropiane pranë Akademisë së Shkencave Sociale të Kinës. (Zhang Yan/Elona)