Mbreti i Jordanise (Foto Anadolu)
Mbreti Abdullah II i Jordanisë zhvilloi një telefonatë me presidentin amerikan, Joe Biden, dhe diskutuan për zhvillimet e fundit në rajon dhe përpjekjet për të ulur tensionet e për të arritur një armëpushim në Gaza, njoftoi Oborri Mbretëror, bën të ditur “ATSH”.
Mbreti Abdullah ka theksuar nevojën për të ndaluar menjëherë përshkallëzimin në rajon, duke paralajmëruar se çdo masë përshkallëzuese izraelite do të zgjerojë konfliktin në rajon.
Ai theksoi se përfundimi i luftës në Gaza është mënyra për të parandaluar një përhapje rajonale.
“Jordania nuk do të lejojë që një luftë rajonale të zhvillohet në tokën e saj, duke paralajmëruar për pasojat e agresionit izraelit në Gaza dhe masat e njëanshme në Bregun Perëndimor”, thuhet në deklaratë.
Abdullah ka bërë thirrje për mbrojtjen e civilëve në Gaza dhe sigurimin e rrjedhës së qëndrueshme të ndihmave të mjaftueshme humanitare me të gjitha mjetet në dispozicion.
Oborri Mbretëror shtoi se diskutimet gjatë bisedës telefonike kanë përfshirë gjithashtu nevojën për të ruajtur koordinimin midis Jordanisë dhe SHBA-së për zhvillimet rajonale. (Fatosi)