Klodian Shevroja është një student i talentuar që po ndjek studimet psikosociale në Universitetin Mesdhetar të Shqipërisë. Ai është një individ me qëndrime të qarta dhe një qëndrim pozitiv ndaj arsimit dhe jetës. Klodiani shquhet për aftësinë e tij për të kuptuar thellësisht marrëdhëniet ndërmjet individëve dhe shoqërisë. Paola Metaj është një studente energjike dhe e vendosur që po ndjek studimet në fushën e psikologjisë organizative në të njejtin universitet. Me një qëllim të qartë për të kuptuar sjelljet dhe motivacionet e njerëzve në ambientet organizative, ajo ka shfaqur një interes të veçantë për të zgjeruar njohuritë dhe aftësitë e saj në këtë fushë. Në dialogun e saj me Radio Ejani, Paola thekson rëndësinë e pasionit për punën dhe përkushtimin ndaj sfidave që vijnë me karrierën. Ajo shpreh nevojën për individë të përgatitur që të përballen me tregun e punës në Shqipëri, duke shfaqur një qëndrim pozitiv dhe gatishmërinë për të përballuar çdo sfidë që paraqitet.
Pedagogia Eiola Hoxha dhe Klodian Shveroja intervistë për CMG
Në lidhje me cilësinë e arsimit, të rinjtë shprehin bindjen se ka pasur përparime, duke theksuar rritjen e mundësive dhe përmirësimin e ofertës arsimore. Gjithashtu, diskutohet edhe për aftësinë për të përballuar studimet dhe punën njëkohësisht, ku Eriola Hoxha, pedagoge pranë këtij univeristeti vë në dukje se ky është një qëllim i rëndësishëm që mund të përforcojë aftësitë dhe të përgatisë për sfidat e tregut të punës.
CMG: Si do ta vlerësonit jetën tuaj studentore dhe marrëdhëniet student- pedagog?
Klodian Shveroja: Ajo që unë do të vlerësoja është mënyra se si ndërtohet ura e komunikimit mes studentëve dhe pedagogëve, sepse është e rëndësishme të ndërtohet kjo marrëdhënie. Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë sapo ka mbushur 15 vite në treg dhe ka objektiva edhe më të larta për studentët. Jo vetëm raporti student-pedagog është i rëndëishëm, por dhe raporti student-student. Ne e kemi të nevojshme të jemi pranë dhe me njëri- tjetrin. Duam dhe kemi mundësi për leksione të hapura dhe në këtë formë ndërtojmë të ardhmen së bashku.
CMG: Ku e shihni ju të ardhmen pas këtyre studimeve?
Klodian Shveroja: Unë mendoj se në Shqipëri dega në të cilën jam gjithmonë do ketë një mundësi të mirë dhe për të gjetur veten. Shqipëria po kalon drejt një vendi ku ofron gjithnjë e më tepër shërbime dhe stafi do të ketë nevoje për trajnime.
CMG: Cilat janë dilemat e një studenti pasi del nga universiteti?
Klodian Shveroja: Padyshim që fillimisht është pyetja ku do të punëoshem unë. Fatmirësisht universiteti ku unë jam e ka një reputacion të mirë dhe kjo na ndihmon që t’i përqasemi tregut. Qoftë edhe përmes zyrës së punës apo referencave.
Pamje nga Panairi i Punes me studentet e univeristeit Mesdhetar te Shqiperise ( foto personale)
CMG: Tregu shqiptar a është i hapur dhe a ka mundësi punësimi?
Klodian Shveroja: Unë tregun aktualisht e shoh shumë të qasshëm, ka më shumë vende të lira pune. Kjo ndoshta edhe për faktin që shumë të rinj janë larguar dhe nuk e shohin më jetën në vendin e tyre, kanë ndërtuar karriera të sukseshme jashtë vendit.
CMG: Paola, ju vijoni për psikologji organizative, si e keni parë sfidën e punësimit në vend?
Paola Metaj: Gjykoj që në tregun e punës në vendin tonë ka nevojë për njerëz që e duan vërtet punën dhe profilin e tyre. Është e rëndësishme të zgjohesh në mëngjes dhe ta duash punën.
CMG: A mund të na dërgoni 24- orë në jetën e një studenti?
Paola Metaj: Është shumë e lodhshme dhe sfiduese dhe ndonjëherë nuk të mjaftojnë 24 orë, por përpiqem që të kombinoj oraret e mia dhe të arrij çdo gjë në kohë. Shkolla merr pjesën më të madhe të kohës, por edhe aktivitetet e tjera, si palestra apo edhe jeta sociale.
Paola Metaj në intervistë për CMG
CMG: A mendoni se cilësia e arsimit në Shqipëri ka ardhur duke u rritur?
Paola Metaj: Unë mendoj se po. Jam një vajzë që kam pasur gjithmonë pasion psikologjinë dhe kanë qenë të shumtë njerëzit që më kanë orientuar si duhet dhe vetë fakti që ka hyrë si trend këshillimi apo edhe programet e reja, panairet etj. Arsimi është përmirësuar goxha dhe sot ke shumë herë më shumë mundësi për tu gjendur në treg.
CMG: Eriola a mundet një i ri që të punojë dhe të studiojë?
Eriola Hoxha: Po është praktika më e mirë që mund të bëjë dhe që e përgatit më pas atë edhe për tregun. Kjo është tepër e rëndëishme sepse aftësitë mund të fitohen edhe gjatë ciklit të studimeve, pa hequr dorë nga qëllimi primar që janë studimet.
Intervistoi:Megi Latifi
Moment Diplomimi ( foto personale)