Ndizet pishtari i parë i Olimpiadës së Parisit
2024-04-16 21:42:32
Foto nga CFP
Të martën u zhvillua në rrënojat e Olimpias në Greqi, vendlindja e sporteve olimpike, ceremonia e ndezjes së flakës së Lojërave Olimpike të Parisit 2024.
Në ceremoni u ndez pishtari i parë i Lojërave Olimpike të Parisit, duke nisur stafetën e pishtarit në Greqi. Stafeta do të zgjatë për 11 ditë në Greqi dhe më 26 prill pishtari do t'i dorëzohet në Athinë komisionit organizator të Lojërave Olimpike të Parisit për të nisur stafetën në Francë. (Fani)
Lajmet Kryesore