Scholz vlerëson bashkëpunimin kino-gjerman në fushën e teknologjisë së hidrogjenit
2024-04-15 20:04:48

Foto nga CFP

Foto nga CFP

Kancelari i Gjermanisë Olaf Scholz u shpreh të dielën se bashkëpunimi midis sipërmarrjeve gjermane e kineze në fushën e teknologjisë së hidrogjenit i ka lënë përshtypje të thellë. Gjermania është e gatshme të vazhdojë thellimin e shkëmbimeve miqësore me Kinën për ta ngritur bashkëpunimin dypalësh në një nivel të ri. 

Të dielën, Olaf Scholz arriti në qytetin Chongqing për vizitën e tij zyrtare 3-ditore në Kinë. Ai vizitoi në Chongqing një ndërmarrje me investime të përbashkëta kino-gjermane dhe një projekt bashkëpunimi kërkimor e shkencor mbi monitorimin e ujit. 

Në Kompaninë e Energjisë së Hidrogjenit  "Bosch" (Chongqing) me investime të përbashkëta, Olaf Scholz mësoi për energjinë e hidrogjenit dhe qelizat e karburantit dhe shikoi montimin e moduleve të qelizave të karburantit me hidrogjen. 

Kancelari Scholz tha se përparimi teknologjik i kompanisë dhe shpejtësia e ndërtimit të fabrikës janë të kënaqshme.

 Ai u shoqërua në këtë vizitë nga përfaqësues të lartë të një sërë kompanish të njohura gjermane, si "Siemens", "Bayer", "Mercedes-Benz", "BMW" e "Zeiss". 

Tani më shumë se 5000 kompani gjermane po operojnë në Kinë dhe Kina ka qenë partnerja më e madhe tregtare e Gjermanisë për shumë vjet. (Fani)