Olaf Scholz zhvillon shkëmbime me studentë të Universitetit "Tongji" të Shangait
2024-04-15 15:41:39

Foto nga CFP

Foto nga CFP

Të hënën paradite, kancelari gjerman Olaf Scholz që ndodhet për vizitë në Kinë, vizitoi Universitetin "Tongji" të Shangait dhe zhvilloi shkëmbime me studentët e këtij universiteti.

Shangai është stacioni i dytë i turit të Olaf Scholz-it në Kinë. Para Shangait, ai vizitoi qytetin Chongqing të Kinës Jugperëndimore. Në Shangai, krahas shkëmbimeve me studentë të Universitetit "Tongji", Kancelari Scholz do të vizitojë edhe qëndrën e inovacionit të sipërmarrjes gjermane "Covestro".

Olaf Scholz po zhvillon një vizitë në Kinë, nga 14 deri më 16 prill. Këtë herë ai shoqërohet nga ministrat e Mjedisit, Bujqësisë dhe Transportit, si edhe nga krerë të sipërmarrje gjermane "Siemens", "BMW", "Mercedes-Benz" etj. (Fani)